Samuel Ndoka do të jetë pjesë e ceremonisë mortore, të babait të tij Aleksandër Ndoka, i vrarë një ditë më parë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka miratuar leje për Samuel Ndokën, për të qenë i pranishëm në nderimet e fundit ndaj të atit.
Burime për ReportTv kanë konfirmuar se leja është miratuar konform rregullave dhe i riu do të jetë nën masa të larta sigurie gjatë gjithë ceremonisë mortore ku do të marri pjesë dhe më pas do të kthehet sërish në qeli. Po ashtu, sqaruan burimet është njoftuar dhe policia e shtetit për të rritur masat e sigurisë në zonë.
Samuel Ndoka është prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes dhe qëndron me masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Emri i tij, u lidh më herët edhe me polagosjen e një aktivisti të LSI-së zgjedhjet e qershorit të këtij viti në Lezhë.