Është bllokuar segmenti Elbasan-Tiranë si pasojë e rënies masive të gurëve të medhenj në rrugë.
Mësohet se për shkak të reshjeve të shiut, në orët e para të mëngjesit, ka patur rënie masive të gurëve në rrugë, rreth 2 km pa arritur tek tuneli.
Kjo rreshqitje ka bllokuar kalimin e mjeteve në sensin Elbasan-Tiranë.
Bëhet me dije se ARRSH ka ndërhyrë bashkë me firmën e mirëmbajtjes dhe po punohet intensivisht për të hapur plotësisht kalimin.
Aktualisht qarkullohet pa probleme në sensin Tiranë-Elbasan, ndërsa për sensin Elbasan-Tiranë, për momentin kalohet nga rruga e vjetër.