Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stop/ Gjoba për dy gota raki, biznesmenit nuk i zhbllokojnë aktivitetin edhe pas pagesës

2017/12/08 at 9:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Stop/ Gjoba për dy gota raki, biznesmenit nuk i zhbllokojnë aktivitetin edhe pas pagesës

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “Gjergji Legisi”.


Pronari Bujar Hoxha tregon se mori 50 mijë lekë të reja gjobë se nuk kishte shënuar një gotë raki në faturë.

Pas disa ditësh gjoba përsëritet me të njejtin pretendim, që sipas Hoxhës është krejtësisht i pavërtetë.

Pas dy gjobave, tatimorët bllokojnë subjektin. Bujari thotë se ka paguar dy gjobat, por askush nuk po ia zhbllokon aktivitetin, edhe pse aty ka produkte ushqimore që kanë zënë krimba.

I kontaktuar në telefon nga gazetarja e emisionit “STOP”, drejtori i shërbimeve, Artur Papajani thotë se do t’i përgjigjen së shpejti qytetarit.

Më datë 1 Tetor grupe me inspektorë të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës nisën në terren aksionin për të kontrolluar të gjithë bizneset.

Kjo është faza e 3-të e aksionit anti-informalitet e cila do të zgjasë 1 vit dhe do të synojë zhdukjen e evazionit fiskal, duke nisur me inspektimin e bilanceve të biznesit, inventarët e tyre, xhiron dhe kuponin tatimor.

Më datë 11 Tetor, inspektorët e tatimeve shkuan në një fast  food në rrugën “Gjergj Legisi” dhe i vendosën një gjobë me shumën prej 50 mijë lekësh të reja sepse nuk ishte prerë kuponi tatimor për një gotë raki. Më datë 27 Tetor u rikthyen sërish për të vendosur të njëjtën gjobë, pra me të njëjtin pretendim dhe shumë dhe bllokuan subjektin.

“Quhem Bujar Hoxha. Kam 4 vjet që kam hapur fast food dhe kam qenë i rregullt me licencë, me të gjitha taksat. Më vijnë më datë 11 Tetor, më bëjnë kontroll dhe më thonë që nuk kam prerë një kupon tatimor rakie, kur në fakt ishte i prerë”.

Pronari – A keni bileta (kupon tatimor) këtu, a jo? Më thoni!

Klienti 1 – I kemi biletat, të gjitha!

Pronari – Keni qenë pa bileta (kupon tatimor)?

Klienti 2 – Jo!

Pronari – Bukur! Zotëri, ke patur biletë në dorë? Të lutem, më thuaj ke patur biletë në dorë këtu apo jo?

Klienti 3 – Po, po!

Më thonë nuk ka problem, këto gjoba nuk paguhen, do bësh një ankimim. Sa më erdhën letrat për ankimim, më erdhën prapë. I kisha prerë të tëra kuponat dhe prapë 500 mijë lekë gjobë!”, – shprehet i revoltuar pronari i subjektit.

Më datë 27 Tetor, kur u rikthyen inspektorët e tatimeve, ai vendosi kamerën e fshehtë për ta denoncuar rastin me zë dhe figurë.

Pronari – Keni ardhur me një qëllim: Të vini gjobë!
Inspektori – Me asnjë lloj qëllimi.

Pronari – Ma thuaj arsyen!

Inspektori – Mos me dorë!

Pronari – Ma thuaj arsyen! Kush ju ka dërguar? Ma thuaj kush ju ka dërguar, zotëri!

Inspektori – Atëherë, po e tepron.

Pronari – Kush ju ka dërguar? Më thatë: Jemi të detyruar. Kush … dhe kë keni gjetur pa bileta (kupon tatimor)? Na e nxirrni!
Inspektori – Po ik o, na lër të bëjmë punën!

Pronari – Ke të drejtë të më thuash atë …

Inspektori – Ik se ke një orë e gjysmë që nuk po na lë!

Pronari – A është në gjendje të më thotë atë që pa?

Inspektori – Nuk po na lë të bëjmë punën. Nuk e di më është në gjendje apo jo!

Pronari – Kaq! Këtë po të pyes!

Inspektori – Shko në Gjykatë dhe ankohu!

Bujar Hoxha tregon se i pagoi të dyja gjobat më datë 30 Tetor dhe u kërkoi që të hapet subjekti sa më parë që ta pastrojnë sepse ishin prishur ushqimet.

Gazetarja e emisionit “STOP” komunikon me drejtorin e shërbimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Artur Papajanin, i cili thotë se pronari mund ta marrë mallin që mund t’i prishet nga subjekti, por sipas ligjit, duhet të qëndrojë i bllokuar për 30 ditë.

Drejtori  i shërbimeve – Po, ligji e ka … procedon neni 122, që në rast se i vihet një gjobë për kasën për herë të dytë, për 30 ditë mbyllet aktiviteti. Është … bllokohet si me thënë. Nuk ka afat tolerance të ndërmjetme, pavarësisht se është paguar gjoba. Në rast se ai do të marri mallin që i prishet, që ta heqi nga dyqani, patjetër që do ta heqi. T’i bëjë kërkesë atyre të tatimeve, kush e ka bllokuar nga këto dhe në prezencën e njerëzve të kontrollit që janë, le të marru të gjithë mallin që prishet. Nuk diskutohet ajo. Ne marrim rrogën për t’i shërbyer atyre, nuk diskutohet fare.

/tvklan.al



Ju sugjerojmë

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
Aktualitet

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

11 Korrik, 2025 10:50 am
“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
Aktualitet

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

11 Korrik, 2025 10:45 am
Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!

11 Korrik, 2025 10:32 am
Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur
Aktualitet

Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur

11 Korrik, 2025 10:26 am
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Akuzat për ndërtimet paleje në Theth/ Prokurorja Gjeli: Qëndrimi i Ramës, personal!

11 Korrik, 2025 10:14 am
Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë

11 Korrik, 2025 10:08 am
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

11 Korrik, 2025 10:01 am
“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…
Aktualitet

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…

11 Korrik, 2025 9:53 am
U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës
Aktualitet

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

11 Korrik, 2025 9:39 am
Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria- Nisma e amerikanit
Aktualitet

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria-Nisma e amerikanit..

11 Korrik, 2025 9:30 am
Para
opinion lajm i fundit

Lajm i fundit/ Tritol në oborrin e shtëpisë

5 fazat e dashurisë, pse shumica ngecin tek e treta?

Zënkat me partnerin ju shkurtojnë jetën

Rita Petro: Me dy meshkuj shqiptarë kam pasur eksperienca të mira

Sqarohet Rita Petro: Jeni keqkuptuar, unë mallkoj atë që kryen incest
















TE FUNDIT

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me kryebashkiakët në Durrës, teksa po flet lidhur me problemet që ka...

Lexo më shumë

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
11 Korrik, 2025

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor. Takimi po mbahet në qytetin...

Lexo më shumë

Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!

Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me kryetarët e të gjitha bashkive në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur

Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot mbledhjen në Durrës me kryetarët e bashkive të gjithë vendit. Fokusi i takimit lidhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com