Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurori/ Zbardhet letra e PD për Kuvendin: Ja pse kreun e akuzën nuk e zgjedh politika

2017/12/07 at 11:22 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria nis verifikimet për kontratën e lobimit të PD

Partia Demokratike i dërgoi sot një letër Kryetarit të Kuvendit ku radhit arsyet se pse procedura e nisur nga Kuvendi është për zgjedhjen e kryeprokurorit është antikushtetuese.


Fakti i parë –Kushtetuta e thotë qartë: Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo kompetencë e KLP parashikohet në pikën 2 të nenit 148/c të Kushtetutës, ku thuhet se “Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

PD vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të drejtësisë.

PD shprehet se ajo nuk ka qëndrim përfundimtar për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit nga 5 në 7 vjet të Prokurorit të Përgjithshëm. Përgjigjen për këtë dilemë nuk mund ta japë politika, por e jep vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë si institucioni i vetëm që deklaron mbarimin e mandatit.

PD vëren se një situatë të ngjashme për Inspektorin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, kjo mazhorancë e zgjidhi duke ia zgjatur mandatin nga 5 vjet që e kishte me ligjin e vjetër, në 7 vjet me ligjin e ri. PD i sjell në vëmendje mazhorancës se nuk mund të bëjë interpretime të ndryshme të një situate të njëjtë në varësi të qëllimit të saj për të kontrolluar politikisht zyrtarin përkatës.

Fakti i dytë – Neni 109 i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshsëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe. Aktualisht nuk ekziston një rrethanë e tillë. Edhe nëse do të ishim në rrethanat e ndërprejes së mandatit, neni 109 për Prokurorin e Përkohshëm, përcakton se duhet të përmbushen dy kushte:

1- Kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm duhet të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut.
2- Kryeprokurori i Përkohshëm zgjidhet me votat e 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Në përfundim, PD shprehet se:

· Të merret vlerësimi/opinioni i Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e boshllëkut/ngërçit kushtetues apo ligjor.
· Deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm.
· Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet i përfunduar vetëm nga KLP dhe neni 109 është i pazbatueshëm. Për këtë shkak PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

PD thotë se “Çdo veprim i kundërt nga mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”.



Ju sugjerojmë

Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga
Aktualitet

Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga

19 Gusht, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 19 gusht 2025

19 Gusht, 2025 8:24 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 19 gusht 2025

19 Gusht, 2025 8:05 am
Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin
Aktualitet

Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

18 Gusht, 2025 9:36 pm
SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë
Bota

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

18 Gusht, 2025 9:04 pm
Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë
Aktualitet

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

18 Gusht, 2025 8:50 pm
Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

18 Gusht, 2025 8:17 pm
Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
Bota

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

18 Gusht, 2025 8:04 pm
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën
Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

18 Gusht, 2025 7:52 pm
Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit
Bota

Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit

18 Gusht, 2025 7:43 pm
Para
Zbulohet Dokumenti- Edi Rama kishte informacione për drogën

Zbulohet Dokumenti- Edi Rama kishte informacione për drogën

Emrat/ Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për prokurorët nuk pati short

Emrat/ Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për prokurorët nuk pati short

Video/ Flakët përpijnë 1 pallat dhe dy shtëpi private

Video/ Flakët përpijnë 1 pallat dhe dy shtëpi private
















TE FUNDIT

Protestat zgjerohen, Vuçiçi kërcënon

19 Gusht, 2025

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e...

Lexo më shumë

Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga

Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga
19 Gusht, 2025

Zbulohet në Yzberisht, në Tiranë një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe...

Lexo më shumë

Estonezët nuk kanë frikë nga rusët

Estonezët nuk kanë frikë nga rusët
19 Gusht, 2025

Përkundër paralajmërimeve nga Finlanda se Rusia mund të sulmojë në një moment Skandinavinë dhe vendet baltike, estonezët nuk tremben. Por...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 19 gusht 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
19 Gusht, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak  moti parashikohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com