Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se rroga e saj këtë muaj do të shkojë për të përmbyturit. Në një takim që kishte me drejtorët rajonale të arsimit ajo është shprehur se kemi nevojë për ndihma dhe në këtë aspekt do të japë vetë kontributin e parë, duke sakrifikuar rrogën mujore për të përmbyturit. Sakaq, ajo ka njoftuar se janë vendosur në dispozicion disa numra llogarie që të kontribuojë kushdo që ka mundësi kryesisht për rregullimin e shkollave të dëmtuara.
Gjesti i ministres është pozitiv në aspektin njerëzor, por në aspektin institucional, znj. Nikolla duhet të dijë se nuk përfaqëson Kryqin e Kuq dhe asnjë shoqatë tjetër humanitare. Si zyrtare dhe anëtare e kabinetit, ministrja e Arsimit duhet të apelojë në fillim kolegun e Financave Ahmetaj dhe më pas Kryeministrin Rama për ndërhyrjen emergjente në shkollat e përmbytura.
/Opinion.al