Edhe pse familjet mbretërore jetojnë nën protokoll, kur vjen puna për festa familjare, ata janë si çdo familje tjetër. Për të na e provuar këtë, shefi i familjes mbretërore ka ndarë me të gjithë menunë e tyre për Krishtlindje.
Çdo vit ata i kalojnë Krishtlindjet në Sandringham House, residencën e tyre private ku Elizabeth mbledh të gjithë familjen së bashku. Nëse ju mendoni se brenda mureve të kësaj shtëpie dekori është si një festival Krishtlindjesh, atëherë e keni gabim. Mbretëresha është shumë e thjeshtë, ndaj dhe dekori është minimalit dhe i ngrohtë. Familja mbretërore ka një bredh të lartë, si edhe një pemë artificiale Krishtlindjesh në sallon e cila është 30-vjeçare.
Traditat janë tipike, si çaj në mëngjes dhe vajtjet në kishë gjatë drekës. Diçka që ju nuk e dinit është se familja mbretërore ka të njëjtën menu Krishtlindjesh për çdo vit.
Në tavolinë nuk mungon kurrë sallata me karkaleca ose karavidhe. Gjel deti i marinar dhe pjata anësore me perime si karota, parsnip, lakra brukseli, dhe puding Krishtlindjesh. Përpara se të fillojë dreka, ata të gjithë dëgjojnë fjalimin e Mbretëreshës. Pasi mbaron fjalimin, Mbretëresha u shërben vaktet pjestarëve të familjes. Pas shpërndarjes së gjelit, shefi i kuzhinës vjen në sallonin e ngrënies, dhe ngre një dolli me Mbretëreshën me një gotë uiski, dhe kjo është tradita e preferuar e shefit. Pjesa tjetër e festimeve është komplet njësoj me çdo familje tjetër. Ata shpërndajnë dhurata dhe hanë shumë çokollata dhe ëmbëlsira, ashtu si çdo familje tjetër./Opinion.al