Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 77 618 shqiptarë me letra të rregullta në SHBA: Jemi të parët në Europë

2017/12/05 at 9:07 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 77 618 shqiptarë me letra të rregullta në SHBA: Jemi të parët në Europë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vijojnë të mbeten vendi i ëndrrave të mijërave shqiptarëve, që nuk heqin dorë vit pas viti nga lotaria që të mundëson të fillosh një jetë të re në kontinentin e largët. Shifrat tregojnë se shqiptarët shënojnë rekord në Europë për marrjen e lejeve të përhershme të banimit (green card) në dekadën e fundit, në raport me popullsinë.

Instituti i Politikave të Migrimit në SHBA ka përditësuar të dhënat për fluksin e lejeve të reja të përhershme të banimit (green card) për të gjithë vendet e botës, nga periudha 1999-2015. Për Shqipërinë, që nga viti 1999 kanë marrë gjithsej leje të përhershme të banimit 77,618 persona, ku numri më i lartë është shënuar në vitin 2006, me 7,916 persona dhe më i ulëti në 2003-n, me 3,362. Pas vitit 2013 shihet se ka sërish një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë marrë ‘green card’, për të arritur në 4,653 në 2015-n.

Instituti i Politikave të Migrimit sqaron se të dhënat përfshijnë personat që kanë marrë leje ligjore të përhershme të banimit në vitin e dhënë fiskal, pavarësisht nga data aktuale e mbërritjes së tyre.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Institutit të Politikave të Migrimit për dekadën e fundit (2005-2015) për të gjitha shtetet e Europës. Nga të dhënat e përpunuara rezulton se në një dekadë, kanë marrë Green Card në SHBA rreth 54 mijë shqiptarë, duke u renditur në vlerë absolute në vend të gjashtë, pas Mbretërisë së Bashkuar, Ukrainës, Federatës Ruse, Polonisë dhe Gjermanisë.

Por, duke pasur parasysh që shtetet e sipërpërmendura kanë një popullsi shumë herë më të lartë sesa të Shqipërisë, vendi ynë mban rekord në numrin e Green Card të përfituara në dekadën e fundit, në raport me madhësinë relative. Përfituesit shqiptarë të lejeve të përhershme të qëndrimit në shtetin e ëndrrave në gjithë dekadën e fundit përbënin 1.85% të totalit të popullsisë, që kishte Shqipëria në 2015-n.

Kjo përqindje është shumë më e lartë sesa e vendit të dytë që renditen pas nesh, atij të Bosnjë Hercegovinës, me 0.7%. Bosnja ka pasur një fluks të lartë të marrjes së Green Card deri në vitin 2005, kur shteti boshnjak po merrte veten nga pasojat e luftës shkatërrimtare, më pas kërkesa ka rënë, për të arritur në vetëm 860 në 2015-n.

Në rajon Shqipëria kryeson dukshëm për numrin e “green card” që merren çdo vit. Në 2015-n maqedonasit morën 1060 lekë, malazezët 251, serbët 866, shtetasit nga Kosova 814./Monitor

Etiketa: green cardshbashqiptare

Ju sugjerojmë

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Kryesore

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

9 Tetor, 2025 3:52 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

9 Tetor, 2025 2:23 pm
Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
Aktualitet

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

9 Tetor, 2025 1:44 pm
Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
Bota

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

9 Tetor, 2025 12:32 pm
Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
Kryesore

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

9 Tetor, 2025 12:29 pm
Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës
Kryesore

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës

9 Tetor, 2025 12:28 pm
Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
Kryesore

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

9 Tetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

9 Tetor, 2025 11:45 am
PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën
Kryesore

PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën

9 Tetor, 2025 11:25 am
Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë
Kryesore

Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë

9 Tetor, 2025 11:22 am
Para
Kryefamiljari rrihte gruan, policia i gjen në banesë dhe kanabisin

Kryefamiljari rrihte gruan, policia i gjen në banesë dhe kanabisin

Shtohet administrata, ja vendet e lira të punës në çdo institucion

Shtohet administrata, ja vendet e lira të punës në çdo institucion

Njihuni me piloten 25-vjeçare që po çmend Instagramin

Njihuni me piloten 25-vjeçare që po çmend Instagramin

TE FUNDIT

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
9 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve vendore në Tiranë. “Mbrojtën Kushtetutën...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
9 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka pezullon dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në kryeqytet....

Lexo më shumë

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
9 Tetor, 2025

Pas përfundimit të mbledhjes së gjyqtarëve, Sandër Simoni ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka zbardhur detaje nga mbledhja....

Lexo më shumë

Dhunoi avokatin avokatin në Fier, arrestohet 49-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
9 Tetor, 2025

Një grua 49-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka goditur një avokat. Policia thotë se ka arrestuar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com