Katër persona kanë mbetur të plagosur të hënën pasdite nga shkëputja e një masivi shkëmbor në fshatin Proptisht të Pogradecit.
Burimet e para nga policia thanë se të plagosurit po udhëtonin me makinë. Mësohet se punimet në rrugë, kanë sjellë shkëputjen e masivit shkëmbor, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.
Të njëjtat burime treguan se katër të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit.