Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Elbasan-Librazhd. Mësohet se një kamion me targa Maqedonie ka përplasur për vdekje një kalimtar. Sipas policisë, aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Labinot Fushë, ku 26-vjeçari D.S. banues në Maqedoni, duke drejtuar mjetin tip Kamion me targa BT 631 DM, ka aksidentuar 37-vjeçarin A.M., banues në fshatin Griqan, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Elbasanit për sqarime të mëtejshme. Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.