Bilanci i pare i Emergjencave Civile tregon për një dëm të madh të shkaktuar nga përmbytjet që preken vendin 30 nëntor-3 dhjetor. Këshu janë evidentuar deri tani mbi
3300 banesa nën ujë, 40 biznese dhe 10,200 hektarë tokë të përmbytyra. Po kështu mbi 5,800 hektarë të tjerë kanë prani uji.
Qarqet më të prekura janë Fieri dhe Vlora. Numri i shkollave të dëmtuara është 56. Ndërkohë, 28 ura në të gjithë vendin kanë dalë tërësisht jashtë funksionit.
Gjatë këtyre ditëve janë evakkuar nga ushtrua 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 persona.
Ndërkohë, ka filluar edhe mbështetja me ndihma ndërkombëtare, për të cilat po diskutohet me Ministrinë e Mbrojtjes për të ndërtuar në nivel qendror një pikë logjistike pranimi dhe shpërndarjeje. Deri më sot ndihmat shpërndahen në nivel lokal, duke u menaxhuar nga vetë bashkitë.
Situata është e stabilizuar në porte dhe në aeroportin e Rinasit dhe rrugët nacionale janë të kalueshme, kurse në hidrocenralet e Kaskadës së Drinit niveli i prurjeve ka rënë krahasuar me një ditë më parë.
Fierza, hidrocentrali më i madh i vendit ka kapur nivelin mbi 274 m, ndërsa në hidrocentralin e Komanit kuota është mbi 172 m.
Vau i Dejës gjendet në kuotën e mbi 75. Aktualisht nuk ka shkarkime nga asnjë prej hidrocentraleve.
/Opinion.al