Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi/ Qeveria vendos shpërblime, ja sa përfitojnë pensionistët këtë fundvit

2017/12/02 at 8:09 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi/ Qeveria vendos shpërblime, ja sa përfitojnë pensionistët këtë fundvit

TE MOSHUARIT NE RRADHE PER PENSIONET - Pensioniste, duke mbajtur rradhe per te terhequr parate e tyre ne sportelet e nje nga pikave te shperndarjes se pensioneve. Prej disa ditesh Posta Shqiptare eshte duke aplikuar nje nje procedure te re te sherbimit te pageses se pensioneve.

Brenda dhjetorit pensionistët do të marrin 3 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Qeveria ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e paketës së solidaritetit, një term i përmendur nga Rama një vit më parë.


Ndryshe nga dhjetori 2016, kur shpërblimi ishte 6 mijë lekë, këtë vit qeveria do të ndajë nga 3 mijë lekë për 650 mijë pensionistët. Por lajmin e mirë e dha dje ministri i Financave.

Në përgjigje të amendamenteve të PD, Ahmetaj theksoi se programi i qeverisë parashikon që në vitet e tjera shpërblimi apo paketa e solidaritetit në fundvit të jetë 7 mijë lekë për çdo pensionist. Kjo shifër do të vijë në rritje nga viti në vit.

“Nëse do të flasim për paketa solidariteti, ne jemi realisht kampion në mbështetje të paketës së solidaritetit për shtresat në nevojë. Vitin e kaluar dhamë 6 mijë lekë për çdo pensionist. Dhe ndërkohë mos harroni që jemi duke ulur borxhin. Sërish do të japim prapë, edhe këtë vit. Dhe e kemi futur në vitet që vijnë në programin e qeverisë që do të marrin minimalisht 7 mijë lekë. Pra, shpërblimi do të vijë duke u rritur. Nëse donit të mendonit për pensionistët, duhet të votonit për amendamentin që bëri maxhoranca, për taksën e ndërtesës.

Të ishit çuar dhe të kishit votuar pro heqjes së taksës për pensionistët. Atë kartonin e kuq ta kishit bërë jeshil dhe në respektin tuaj ndoshta do ta kisha mbështetur amendamentin tuaj”, tha Ahmetaj.

Partia Demokratike propozoi përmes deputetit Bardh Spahia një amendament, përmes të cilit i kërkonte qeverisë që t’u jepte për shpërblim pensionistëve në fundvit masën e gjysmës së vlerës së pensionit mujor. Ky propozim i PD u rrëzua me 72 vota, ndërkohë që nisma mori vetëm 42 vota pro. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i kërkoi qeverisë të mos japë shpërblime për pensionistët vetëm në vite elektorale. “Ne, kur e bëmë këtë propozim, kishim parasysh edhe propozimet që ju bëtë vjet. Pse në vit elektoral ju jepni shpërblim për pensionistët

dhe në çdo vit tjetër u shtrëngoni buxhetin. Unë dëgjova shqetësimin e z. Majko që thoshte se qeveria e ka katandisur shpërblimin në një kofshë gjeli”, tha deputetja e PD.

Por qeveria rrëzoi edhe propozimin e Tabakut për shtimin e fondit për ishtë përndjekurit politikë.

Propozimi i PD ishte të rritej me 2.5  miliardë lekë buxheti për shtresën e ish-të përndjekurve për vitin 2018. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, theksoi se brenda këtij viti, të gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë do të shlyen përfundimisht, ndërkohë që do të rishihet shpërblimi për familjarët dhe përfituesit indirektë nga pagesat e ish-të përndjekurve.

“Fondi i akorduar deri në 2013 nuk e kap as 60% të fondit të akorduar që nga 2013 deri në 2018. Sa për dijeni, me aktin normativ të fundit shlyet kësti i 8-të plotësisht, me gjithë ata që kishit përjashtuar. Vitin tjetër shlyen në janar dhe shkurt ata që ju nuk i pranuat kurrë. Këtu në Kuvend do të vendosin bashkë se çfarë do të bëjmë me ata që janë kushërinj, trashëgimtarë apo janë përfitues indirektë të vuajtjes.

Përfitues indirektë nuk ka. Të gjallët mbarojnë të gjithë së shpërblyeri dhe së marri atë që u takon brenda këtij viti”, sqaroi Ahmetaj. / Panorama.al

 

 

Etiketa: pensionistetshperblimi i fundvitit


Ju sugjerojmë

Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Para
Shtang këngëtarja: Prapanica ime beqare nuk ka dalë me asnjë mashkull

Shtang këngëtarja: Prapanica ime beqare nuk ka dalë me asnjë mashkull

Video/ Mancester UTD mund Arsenalin, por Pogba humbet derbyn

Video/ Mancester UTD mund Arsenalin, por Pogba humbet derbyn

Shokon në shtratin e vdekjes agjenti i CIA-s: Unë e vrava këngëtarin e famshëm

Shokon në shtratin e vdekjes agjenti i CIA-s: Unë e vrava këngëtarin e famshëm
















TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com