Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria nën ujë/ Rrugë të mbytura, ura të rrëzuara, mungesë e energjise elektrike 

2017/12/02 at 11:57 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/Lumi i Tiranës del nga shtrati bën kërdinë në periferi

Edhe pse reshjet e dendura të shiut janë ndalur dhe reudktuar në zona të caktuara, prurjet e larta të lumenjve vazhdojnë të krijojnë probleme , thuajse në të gjithë vendin. Partia Demokratike, e cila ka dërguar ne terren ekipet e saj bën edhe identifikimin e disave prej zonave ende problematike.


Në Bashkinë Delvinë, në fshatin Vanë, rrëzohet ura e vetme që lidh zonën me qytetin. 350 familje kanë mbetur të bllokuara dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me rrugën nacionale. Rreziku për shëmbjen e urës u paralajmërua mbrëmë nga Partia Demokratike.

Në Qarkun Durrës, situata është shumë e vështirë në zonën e Fushë Krujës, ku, nga dalja e lumit nga shtrati, janë përmbytur dhe janë bërë të pajetueshme me qindra banesa. Edhe në Karundin e Ri, pjesë e Bashkisë së Durrësit situata është shumë e rënduar. Me qindra ha tokë dhe banesa janë nën ujë. As në Fushë Krujë, as në Katund të Ri nuk ka ndihma nga qeveria.

Në qarkun e Vlorës, si pasojë e çarjes së argjinaturave të Vjosës ka përmbytje të mëdha. Në fshatrat Novoselë Qendër, Dëllenj, Delisuf, Ferras, Mifol, Bishan, Vitore uji është mbi 1 metër. Situata sa vjen e rëndohet nga prurjet e shumta. Energjia elektrike mungon prej 3 ditësh.

Në Bashkinë Devoll ka dalë nga shtrati lumi Devoll. Për pasojë, është përmbytur nënstacioni elektrik dhe një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore. Të mbjellat me grurë janë dëmtuar plotësisht. Janë përmbytur edhe lokalet anës rrugës nacionale.

Në Bashkinë Maliq, Zëmblak, përmbytja ka ardhur nga moshapja e digës së lumit Devoll. Diga ose prita që shërben për të grumbulluar ujin për vaditje në verë ka qenë e dëmtuar dhe portat janë të mbyllura përgjysëm. Sot po përpiqen të shkatërrojnë dy pritat anësore, pasi uji nuk ka ku të kullojë.

Në Bashkinë Bulqizë reshjet e kanë rënduar situatën në disa njësi. Qafë Buall- Peshkopi kalohet me vështirësi, janë përmbytur një pjesë  e bizneseve.  Tek pazari i Bulqizës niveli i ujit arrin në 50 cm. Uji i ardhur nga galeritë e zonës D, ka shkaktuar kaos dhe përmbytje te bizneset.

Në Martanesh ka probleme nga shembja e skarpateve dhe rënia e gurëve në aksin Martanesh -Qafa e Buallit.

Në Shupenze, Gjoricë ka probleme me përmbytjen e dhjetëra hektarëve dhe me mungesën e energjisë elektrike.

Në Bashkinë Vorë, zona e Prezës është nga më të prekurat. Janë rreth 110 familje të përmbytura plotësisht ose pjesërisht. Bashkia ka evidentuar dëmet, por verehet mungesa e ndihmave nga qeveria.

Në Bashkinë Ura Vajgurore ka patur përmbytje gjatë natës nga lumi Osum dhe nga bashkimi me Devollin ka përmbytje në fshatrat Arez, Ciflig, Kuç, Hingë, ku vazhdon lumi Seman.

Në Bashkinë Mallakaster raportohet i përmbytur stacioni i pompave në  Poçem. Rrezikohet që Mallakstra të mos furnizohet me ujë. Gjithashtu edhe disa fshatra nuk kanë energji elektrike.

 

Etiketa: PDpermbytjeshqiperiaurat


Ju sugjerojmë

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
Aktualitet

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

16 Gusht, 2025 4:00 pm
Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..
Aktualitet

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..

16 Gusht, 2025 3:57 pm
Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
Aktualitet

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

16 Gusht, 2025 3:37 pm
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen

16 Gusht, 2025 3:26 pm
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

2025-a, dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

16 Gusht, 2025 3:17 pm
PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..
Aktualitet

PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..

16 Gusht, 2025 3:12 pm
U-21/Miqësorja e dytë në shtator, Shqipëria do të përballet me Zvicrën
Kryesore

U-21/Miqësorja e dytë në shtator, Shqipëria do të përballet me Zvicrën

16 Gusht, 2025 2:26 pm
Janar-prill, tatimet mblodhën 15.9 miliardë lekë më shumë
Aktualitet

Të dhënat e DPT: 14,770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor 2025

16 Gusht, 2025 2:18 pm
Durrës/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, pranga 32-vjeçarit
Aktualitet

Durrës/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, pranga 32-vjeçarit

16 Gusht, 2025 1:48 pm
Plagosën me thikë një 26-vjeçar, pranga një prej vëllezërve.Procedohet i lirë tjetri
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 41 vjeçari

16 Gusht, 2025 1:25 pm
Para
I vinte era çorape, policia arreston futbollistin e njohur

I vinte era çorape, policia arreston futbollistin e njohur

Arian Çani bën ndryshimin e madh në pamje, lë mustaqe! Shikoni si duket

Albi Nako fiton 100 euro, gjen arsyen pse Çani ka lënë mustaqe

Video/ Emisioni “Stop” nxjerr zbuluar Edi Ramën për përmbytjet, qeverisës apo sundimtar? 

Video/ Emisioni "Stop" nxjerr zbuluar Edi Ramën për përmbytjet, qeverisës apo sundimtar? 
















TE FUNDIT

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit

Golemi dhe Durrësi “gëlojnë” nga pushuesit
16 Gusht, 2025

Në mesin e gushtit, plazhet e Durrësit dhe Golemit janë të mbushura me pushues. Ky fluks i madh ka sjellë...

Lexo më shumë

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..

Aksioni/Rezultatet në Shkodër, Beci: Lirohen mbi 470 hapësira publike. Sa gjoba..
16 Gusht, 2025

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka publikuar rezultatet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Konkretisht siç bën...

Lexo më shumë

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
16 Gusht, 2025

‘Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur, baraz rrezik për jetën!’. Kështu shkruan në një...

Lexo më shumë

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
16 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e fundit me zjarret në vend. Aktualisht, sipas MM janë 13 vatra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com