Një shtetas shqiptar ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi dy të rinj grekë pas një përplasje të lehtë që ndodhi mes dy makinave. Ngjarja që raportohet nga mediat greke ka ndodhur në zonën e Mastabas, në Kretë, mëngjesin e sotëm.
Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, teksa është përplasur aksidentalisht me mjetin e një shtetasi grek. Ndonëse përplasja ka qenë e lehtë dhe janë dëmtuar vetëm pasqyrat e makinave, ngjarja ka degraduar në sherr, ndërsa shqiptari ka dalë nga mjeti me një thikë duke qëlluar në bark dhe qafë dy të rinj grekë përkatësisht të moshës 24 dhe 25 vjeç.
Dy të rinjtë u transferuan në spital pa rrezikuar jetën e tyre, ndërsa policia po kërkon shqiptarin.