Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziu, ishte parashikuar të trajtohej tema e drogës së kapur me gomone në Greqi, e cila ishte nisur nga Shqipëria, si edhe sekuestrimi i pasurive të Kelment Balilit. Duke qenë se dje Shqipëria u përball me kushte të vështira atmosferike, të cilat shkaktuan përmbytje të shumta në të gjithë vendin, emisioni ndryshoi rrjedhën e parashikuar, duke i lënë hapësirë në hyrje rasteve të përmbytjeve.
Siç duket edhe në videot e mëposhtme, përpara fillimit të emisionit, Fevziu pyet stafin nëse kanë ndonjë informacion për motin, duke u bërë gati për ta përfshirë edhe këtë situatë në emision. Ndërkohë problemet me Whatsappin ia kanë vështirësuar gazetarit komunikimin me stafin, veçanërisht për portalin “Opinion.al”.Sigurisht regjisori Indrit Kasmi nuk mund të fillojë nga puna pa marrë konfirmimin e fundit nga për temat e trajtuara, ndërkohë që kryeredaktorja Desada Metaj duket më e qetë. Për më tepër mund të shihni videot.