Në qendrën tregtare City Park, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, niveli i ujit ka kaluar 1 metër. Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duket të mbuluara nga uji.
Qytetarët ankohen se askush nuk ka shkuar t’i ndihmojë. “Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”, – shprehen qytetarët.
Në “Opinion.al”, ka ardhur një mesazh nga një qytetare, e cila shprehet se janë gati 300 persona të bllokuar në qendrën tregtare të cilët presin ndihmë.
“Kemi ngelur ne city park brenda
Jemi gjith stafi
Gati 300veta
Askish spo na ndimon
Ketu ska drita e eshte nje horror i vertet
Ka dhe klient me familjet e me femi
Smund tna len ketu
Sna pergjigjet as policia as zjarr fiksja nte” – shkruan qytetarja.