Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, si një kartë krediti për hipokritët

2017/11/29 at 9:40 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Politika si ushqim për pulat

Nga Lorenc Vangjeli


Festat e Nëntorit, ashtu siç i quanin dikur komunistët, janë një shans i shkëlqyer për shpërthime ndjenjash patriotizmi në vend. Edhe këtej, edhe përtej kufinjve të banuar me shqiptarë. Garë për valëvitje flamujsh, garë për retorikë rilindjeje, garë për fron patriotizmi që lartohet sidomos kur kundërshtari gjykohet si tradhëtar, garë në klube dhe garë në politikë; në thelb një garë e pafundme që si rregull njeh për fitues hipokritët.

Ata që e kanë përdorur gjithmonë Shqipërinë si kartë krediti. Si një kartmonedhë që i paguhej shtypësit më të parë.

Pak më shumë se një shekull shtet i mosvarur, Shqipëria sot ka një mori dilemash për të shkuarën e të tashmën e saj dhe sidomos për orientimet e saj në të nesërme, kryesisht për rolin e saj në rajon e diçka më gjerë. Çfarë na bën kaq të ndryshëm nga grekët e serbët, nga turqit e maqedonasit, nga italianët e gjermanët, nga amerikanët e australianët, nga rusët e kinezët? Dhe çfarë na bën njëlloj si gjithë ata në trajektoren e jetës duke qenë në thelb të njëjtat qënie njerëzore, që në adoleshencë kërkojmë të ndryshojmë gjithë botën, në moshë të pjekur kërkojmë të zmadhojmë shtëpinë ku banojmë dhe në moshë të thyer, ëndërrojmë vetëm për një tualet të përshtatshëm për të këndellur kolitin dhe therrjen e zorrëve të lodhura? Çfarë na bën krenarë në qenësinë tonë kombëtare?

Në Shqipëri, të mëdhenj e të vegjël, të votuar dhe votues, të pasur e të varfër, të mençur e budallenj, mburren me çfarë ka bërë perëndia për këtë vend, por padyshim kemi tmerruar dynjanë me qindin që i kemi punuar vendit. Ne vazhdojmë t’i këndojmë hijes së rëndë të kështjellave, por na vjen për mbarë t’u heqim edhe gurin e themelit për të ndërtuar shtëpitë tona të shëmtuara. Betohemi për perëndi, por e kemi ves ose t’i shkatërrojmë, ose t’i vjedhim, ose t’i zaptojmë edhe faltoret e perëndisë.

Ne përgjerohemi për Pavarësinë, por patriotët që firmosën nën flamur, i kryqëzuam me harresë, festojmë ditën e Çlirimit, por urrejmë çlirimtarët që u sollën si pushtues dhe tiranë në Tiranë.

Në Shqipëri është modë dhe dimension i qartë i kulturës së epërme për të treguar se kemi pothuaj 300 ditë me diell në vit, por nuk themi që jemi mësuar me mungesën e furnizimit me energji eletrike; ne mburremi për ujra të kristalta nga Jugu në Veri, por kemi ujë me orar në çezma. Kemi lumenj të vrullshëm, por po i sakatojmë me babëzi hidrocentralesh. Betohemi për tokën ku na ka rënë koka, premtojmë se do ta mbrojmë deri në pikën e fundit të gjakut, por jemi sjellë me të shumë më keq se pushtuesi më i keq që ka kaluar ndonjëherë në këtë vend. Ndëtojmë pa leje dhe i japim votën kujt nuk na vonon në legalizimin e grabitjes së tokës.

Krenohemi se jemi të fortë si malet, por vazhdojmë t’i rrimë me kurriz detit, marrim borxhe për të ndërtuar rrugë se vaniteti i shoferëve kërkon shpejtësi në asfalt dhe nuk kujtohemi të ndërtojmë porte. Skafet e tangërllikut i mbajmë me flamuj fqinjësh, skafet e drogës i kemi pa ngjyrë partish.

Mburremi për dashurinë e mikpritjen, por nuk e kemi për gjë të madhe të vrasim vëllanë për një gardh. Edhe Kainë, edhe Abelë, ende nuk kemi kuptuar se të duash pafund vendin tënd, nuk do të thotë se duhet të urresh fqinjin. Se mësë paku, do të duhet të dish të bashkëjetosh me të.

Në Shqipërinë pothuaj demokratike ku ka zgjedhje, por jo zgjidhje, vendimmarrësit sillen si pjeshka politike në fushata, përkëdhelin flokët e tyre, të pushtuar nga sindroma e trikotilomanisë së gradës së fundit, flasin për atdhe e fe duke ditur se edhe atdheu, edhe feja e tyre është dhe mbetet pushteti. Ata bëjnë sikur thonë të vërtetën, votuesit bëjnë sikur i besojnë.

Në Shqipëri është sport kombëtar të flitet për patriotë dhe tradhëtarë. Eshtë rregull dhe jo përjashtim që për dashurinë të flasin të tredhurit, për muzikën të jenë kritikë zdrukthtarët, për vendin e policit të zgjidhen banditët, për moralin të kujdesen prostitutat dhe për politikën, të vendosin nëpunësit e ngeshëm që me këtë art i lidh vetëm marrëdhënia prej prostitute me moralin.

Si rregull, për patriotizmin flasin më shumë tradhtarët. Hesht Skënderbeu, por brohoret e boloret gjithë ditën e lume, nipi i tij Hamza.

E megjithatë, festat kujtojnë se jeta është një cikël. Ku çfarë duket se është fund, në thelb është vetëm një fillim i ri. Se fati i Shqipërisë është shkruar ndryshe nga sa do ta donin të paudhët. Se Shqipëria e përdorur prej tyre si një kartë krediti po ndryshon.

Se Shqipëria vërtet nuk ka qenë, siç e shohin romantikët!

Se Shqipëria vertet nuk është, siç thonë qeveritë.

Por Shqipëria do të bëhet, siç e ëndërrojnë shqiptarët evropianë.

 

Etiketa: hipokritetkarte kreditilorenc vangjelishqiperia


Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Nëse ai ju bën këto pesë pyetje, është ideali për seks

Këto janë gjërat që një mashkull nuk do t’ja u rrëfejë kurrë

Opinion/ Vera Bekteshi: U martova 20 vjeç se doja të ikja nga Blloku, ishim të kontrolluar

Opinion/ Vera Bekteshi: U martova 20 vjeç se doja të ikja nga Blloku, ishim të kontrolluar

Majku dhe e dashura e tij në pritje të fëmijës së parë?

Jo vetëm Majk! Edhe Majlinda kapet mat me të dashurin e ri
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com