Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti i eskortës së Ramës/ A është e besueshme ekspertiza e policisë?

2017/11/28 at 4:33 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti i eskortës së Ramës/ A është e besueshme ekspertiza e policisë?

Një ditë pas aksidentit të rëndë të Korçës ku u përfshinë dy makina të Ministrisë së Brendshme, pjesë e eskortës që shoqëronte Kryeministrin Rama, mësohet se është vënë në pranga si shkaktar i aksidentit, Spiro Naçi. Sipas policisë ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi duke drejtuar një Golf 5 përplasi makinat e eskortës.

Sakaq mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur gardisti, Ervin Musai i cili ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe po trajtohet në spitalin e Traumës. Mjekët shprehen të rezerevuar për përmirësimin e shëndetit të tij. Të plagosurit e tjerë janë trajtuar në Korçë dhe nuk shfaqin rrezik për jetën.

Por, ekspertiza paraprake e policisë që nxjerr fajtor vetëm drejtuesin e mjetit civil dhe nuk gjen asnjë faj tek drejtuesit e makinave shtetërore ka lënë dyshime të forta tek prokurorët.

Prokuroria e Korçës mësohet se ka urdhëruar konsultë me ekspertë privatë pasi ekspertiza e policisë nuk mund të jenë pjesë e fashikullit hetimor. “Ka konflikt interesi, pasi dy nga mjetet i përkasin Ministrisë së Brendshme dhe janë në përdorim nga Garda e Republikës”, raporton Shqiptarja.com, duke cituar burime të organit të akuzës.

Prokuroria do të kërkojë nga eksperti privat që do të rindërtojë dinamikën e ngjarjes, shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve përfshi ato civile dhe të eskortës së Kryeministrit, distancën e mjeteve “Volkswagen” dhe “Range Rover” në momentin e frenimit, kushtet e rrugës si dhe kontrollin teknik të mjeteve të përfshira në aksident, shkruan më tej Shqiptarja.com

Në aksidentin e një dite më parë u përfshinë katër automjete; Toyota me targë MB 385 AP, Mitsubishi me targa MB 408 AA. Ndërsa dy mjetet civile janë fuoristrada me targë AA 313 DX dhe “Volkswagen” në pronësi të të arrestuarit Naçi me targë AA 426 FD.

Kujtojmë se një ditë më parë, Policia e Shtetit vetëm pak minuta pas aksidentit tha se fajin e kishte drejtuesi i mjetit “Volkswagen”. Sakaq pas një trajtimi të shkurtër në spital e vuri atë në pranga.

“Mjeti tip “Voslkswagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover” që udhëtonte para tij dhe uli shpejtesinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga. I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip “Mitsubishi” që ishte pjesë e eskortës”, thuhet në njoftimin për mediat të Policisë së Shtetit.

/Opinion.al

Etiketa: aksidentekspertizaeskortafajtorhetimekorceprokuroriarama

Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Para
Pse nuk gjendet akti origjinal i Pavarësisë, historianët këmbëngulin që është në Shqipëri

Pse nuk gjendet akti origjinal i Pavarësisë, historianët këmbëngulin që është në Shqipëri

Dokumenti i Pavarësisë dhe e vërteta e nënshkrimit të tij 105 vite me parë

Dokumenti i Pavarësisë dhe e vërteta e nënshkrimit të tij 105 vite me parë

Kate më në fund rrëfen se çfarë mendon për fejesën e kunatit të saj

Kate më në fund rrëfen se çfarë mendon për fejesën e kunatit të saj

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com