Ditën e djeshme zyrtarizmi i fejesës së tyre ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Bëhet fjalë për Princin Harry i cili shpalli publikisht fejesën e tij me aktoren amerikane Maghan Markel. Këto ditë ata kanë qenë çifti më i përfolur i momentit.
Ditën e djeshme teksa dolën përpara mediave Maghan nuk hezitoi të ekspozonte unazën e fejesës, e cila ishte dizenjuar nga Princi Harry dhe përfshinte dy diamant që i përkisnin nënës së tij, princeshës Diana. Rrethi përbëhet nga ar i verdhë dhe në qendër ka një diamant nga Botswana, vendi ku çifti shkoi për kamping në fillim të lidhjes së tyre.
Me pas çifti kanë dhënë një intervistë për BBC-në, ku ata flasin për herë të parë për dashurinë mes tyre: “Ishte një shoqe që na takoi. Unë nuk e njihja dhe e vetmja gjë për të cilën e pyeta ishte; A është njeri i mirë?”, tregon Megan Markle.
‘Nuk e kisha takuar Meganin më parë dhe kur e pashe në atë dhomë, u mrekullova”, shton Princi Harry.
Duke iu referuar çështjes së shumëdiskutuar mbi racën e saj, Megan tha se nuk ndihej as e bardhë e as me ngjyrë.
36-vjeçarja amerikane e lindur nga një baba i bardhë dhe nënë me ngjyrë e përkufizon veten si Biradore. Komentet e bëra në fillim të lidhjes së saj me princin britanik nga ana e mediave, i quan dëshpëruese. Propozimi për martesë i ngjan atyre në filma.
Herry thotë se ishte gjunjëzuar ndërsa e dashura e tij po gatuante pulë në vilën e Nottingham në pallatin Kensington. Çifti konfirmoi se do të martohet në Kishë. /Opinion.al