Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në “Facebook-un” e tij, denoncimin e një qytetari, për anijen që u kap me 2 tonë drogë në Greqi. Sipas denoncimit të ushtarakut, anija është nisur nga moli i Porto Palermos, dhe radarëve shqiptar kjo gjë i “ka shpëtuar”. Sipas tij punonjësit e forcave detare po ndihmojnë trafikun e drogës, pasi e njejta gjë ka ndodhur edhe me Habilajt.
Statusi i Plotë:
Oficeri dixhital inforrmon:
Radaret tane nuk e “pane” gomonen me dy ton droge qe u kap nga forcat greke te kufirit.
Gomonia u nis nga moli i Porto Palermos! sb
“Doktor pershendetje! Jam nje ushtarak i marines nga Saranda. Doja te thoja se çuditërisht skafin e kapur dje me 2 ton e ca droge nga forcat ushtarake Greke e konstatojne vetem radaret e Greqise se radaret tane jane “mesuar” dhe nuk i raportojne me skafet si ai qe u nis dje nga Himara. Forcat detare jo vetëm nuk ka kryer misionin e saj që të ruajë dhe të mbrojë mjedisin detar për zbatimin e ligjshmërisë në det, por perkundrazi ne funksion te paligjshmërise dhe trafikut te droges ka vendosur edhe bazen ushtarake te Palermos për ta ndihmuar këtë trafik. Rasti më flagrant është pista e Forcave Detare në Porto Palermo ku kryhej dhe trafiku i Habilajve i faktuar nga përgjimet italiane, por drejtuesit e Flotes dhe sherbimi informativ i ushtrise qe mbulon detin mbyllin syte dhe fryjne xhepat. Ata shikojne vetem ndonje varke peshkimi per ndonje arke me peshk duke qene se gjuajne me trata fundore dhe u bejne presion se per te tjerat…”