3 persona janë vënë nën pranga nga policia italiane nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në grupin e përbërë nga shqiptarë dhe italianë ka spikatur edhe emri i një ish-futbollisti te Serise B, 47-vjeçari Giorgio Camporese, i cili do të përfshihej edhe në shpërndarjen me shumicë duke shfrytezuar njohjet e tij te shumta.
Ne pranga u vunë shqiptaret Ermir Kola, 31 vjeç dhe Klaudjan Koka 28 vjeç si dhe ish-futbollisti italian Giorgio Camporese . Nderkohe ne kerkim jane Selim Osmani 50 vjeç dhe vëllezërit e tij Florian dhe Shkëlzen 26 dhe 36 vjeç.
Gjatë operacionit u arrestuan ne gjithashtu Steven Trentin qe iu gjet nje sasi e vogel kokaine dhe Artan Ginaj.
Banda ishte nën hetim prej më shumë se një viti dhe nga kontrollet e ushtruara janë gjetur disa kilogramë kokainë.