4 autorët e grabitjes dhe dhunimit të një çifti të moshuarish në Shkallnur të Durrësit janë identifikuar dhe arrestuar nga policia, e cila ka publikuar në faqen e saj më FB edhe imazhe të aksionit.
Pas hetimeve dhe zbardhjes se mekanizmit te ngjarjes policia ka arrestuar vellezerit Niko Papajorgji 35 vjeç dhe Marsel Papajorgji 30 vjeç, te dy banues në Durrës si dhe Julian Qamili 43 vjeç dhe Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.
Ngjarja ndodhi në datën 20.11.2017, rreth orës 03:00 ku personat kanë hyrë me kapuç në banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç duke e lidhur atë dhe bashkëshorten e tij 69-vjeçare.
Policia njoftoi se grabitësit kanë marrë rreth 100 mijë lekë të reja në banesën e çiftit.