Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha akuza të forta: Rama po pengon hetimet për Tahirin, Dakon, Sejdinin

2017/11/23 at 1:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama sulmon verbalisht prokurorinë: Fronti i çorbës së vjetër, surrogato, amatorë inatçinj

Lulzim Basha duke folur nga selia e PD pas daljes së urdhër-arresteve për zyrtarët e policisë tha se Edi Rama po pengon arrestimin e tyre.


Sipas Bashës, Rama është përgjegjës për kriminalizimin e plotë të policisë. Për 3 vite me radhë Rama mori një fushatë gënjeshtarsh për opinionin publik shqiptar se në Shqipëri s’ka drogë. Në këtë mënyrë ai i ka dhënë krimit hapësirë për të lulëzuar. Paratë e drogës u përdorën në zgjedhjet e vitit 2017. Krimi i organizuar është sot kërcënimi më serioz në vend. Ai është pengesa kryesore për drejtësinë. Qëllimi i vetëm është mbajtja e pushtetit.

Tre elementet që po përdor Rama: E para shmangia nga drejtësia e bashkëpunëtorëve të tij, si Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako.

2: Dekonspirimi i aksionit për kapjen e oficerëve. Dhe kapja e prokurorisë me qëllimin për të mbyllur hetimet që rrezikojnë Dakon, Tahirin, Habilajn, grupin e heroinës në Elbasan.

Elementi i tretë: Manipulimi i opinionit publik siç bëri me mashtrimin e madh se në Shqipëri s’ka drogë.

 

DEKLARATA E PLOTE E BASHES 

Tashmë është e qartë për të gjithë botën se Policia ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar, nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit.

Edi Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe të kriminalizimit të plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka ofruar mbështetjen e pushtetit për këtë aktivitet kriminal duke e kthyer Shqipërinë në zonë të lirë per krimin.

Për tre vite me rradhë, Edi Rama ndërmori një fushatë masive gwnjeshtrash dhe manipulimi të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar për të mbuluar të vërtetën e krimit dhe për t’i dhënë krimit gjithë qetësinë dhe hapësirën e nevojshme për të lulëzuar.

E gjithë kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.

Krimi i organizuar është sot një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, si dhe rrezikon të sjellë destabilizimin e thellë politik, shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Lufta kundër krimit, duke filluar nga dekriminalizimi dhe pastrimi total i qeverisë, policisë dhe i gjithë strukturave të shtetit nga kriminelët dhe individët e kriminalizuar, është sot prioriteti kryesor kombëtar.

Hapi i parë është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Cdo ditë që kalon konfirmon se ai është pengesa kryesore për drejtësinë dhe luftën kundër krimit në Shqipëri. Qëllimi i tij i vetëm sot është mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Strategjia e tij për të mbajtur pushtetin ka tre elementë kryesorë:

Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë direkt në aktivitete kriminale, nga Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini deri tek kokat e policisë.

Liria e Sajmir Tahirit, dekonspirimi nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojnë këtë fakt.

Fakti që Ministër i Brendshëm është vëllai i Agron Xhafajt, një prej kokave kryesore të trafikut të drogës në vend, dëshmon se politikisht Edi Rama është në mbrojtje të krimit.

Elementi i dytë është kapja e sistemit të drejtësisë, veçanërisht e organeve të hetimit dhe të prokurorisë, me qëllimin për të garantuar se nën kontrollin e Ramës këto organe nuk do të nxjerrin para drejtësisë kokat e mëdha të krimit dhe do të mbyllin të gjitha hetimet që rrezikojnë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Habilajt, grupin e heroinës së Elbasanit, e dhjetëra raste të tjera.

Elementi i tretë, është manipulimi i opinionit publik vendas dhe të huaj me të njëjtën metodë që ai arriti të mbulojë dhe fshehë trafikun masiv të drogës drogës dhe krimin në Shqipëri për katër vite.

Banalizo gjendjen e krimit, banalizo të vërtetën, sulmo median, sulmo opozitën, përdor mercenarë shqiptarë dhe të huaj për të shtrëmbëruar të vërtetën.

Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithcka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë.

Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm cështje kohe.



Ju sugjerojmë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona
Aktualitet

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

10 Maj, 2025 1:06 pm
Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Aktualitet

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

10 Maj, 2025 12:46 pm
Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
Aktualitet

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

10 Maj, 2025 12:43 pm
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve
Aktualitet

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve

10 Maj, 2025 12:38 pm
Para
Foto/ Djali i Sorosit promovon Tiranën, ja në shoqërinë e kujt drekon

Foto/ Djali i Sorosit promovon Tiranën, ja në shoqërinë e kujt drekon

Video/ Basha: Paratë e drogës po investohen në hotele e banka. Ja si po i mbështet Rama

Basha: Nuk lejojmë Ramën të emërojë Kryeprokurorin e ri

Xhafaj paralajmëron goditjen ndaj 4 grupeve kriminale në vend

Ministria e Brendshme: Nuk po i gjejmë oficerët që kërkon prokuroria
















TE FUNDIT

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
10 Maj, 2025

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiq në Moskë...

Lexo më shumë

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
10 Maj, 2025

“Shqipëria bëhet një nga vendet që garanton të drejtën e votës për qytetarët e saj kudo që ndodhen”. Kështu ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com