Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fleckenstein: Amerikanët po ndjekin me vëmendjen hetimin për Saimir Tahirin

2017/11/22 at 6:42 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Fleckenstein: Amerikanët po ndjekin me vëmendjen hetimin për Saimir Tahirin

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi per Shqipërinë, Knut Fleckenstein, deklaron se nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai shpreson që shtetet anëtare do ta mbështetin këtë rekomandim dhe nxit qeverinë shqiptare për rezultate të mëtejshme në procesin e Vettingut dhe 5 prioritetet.


-Në kuadrin e tryezës së nivelit të lartë ndërparlamentar me deputetë të vendeve të Ballkanit, ju jeni takuar edhe me delegacionin shqiptar. Të gjitha forcat politike bashkohen se qytetarët e Shqipërisë e meritojnë hapjen e negociatave, por ata ndahen lidhur me forcën politike që mund të hapë negociatat dhe të mbajë barrën e tyre. Ç’mendoni për këtë ?

Knut fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Unë mendoj, se vendimi për hapjen e negociatave duhet të merret sa më shpejt në Bruksel. Duhet të tregojmë, se duam të hapin negociatat e anëtarësimit. Ka një vullnet të qartë të Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian dhe shtetet anëtare duhet të marrin një vendim për këtë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së negociatave. Kush do t’a bëjë këtë në Shqipëri? Jam i sigurtë që qeveria do të gjejë një zgjidhje, pasi ajo është zgjedhur për këtë. Sigurisht që i takon opozitës që të tregojë nëse ka gabime dhe unë e marr seriozisht faktin, që mund të ketë gabime. Ne duhet t’i shohim ato dhe ndoshta ne mund të japim ndihmën tonë. Por shtrohet pyetja se si mund të thuhet që kjo qeveri nuk mund t’ia dali këtij procesi, ndërkohë që qytetarët kanë vendosur ndryshe”.

-Në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar ka një çështje aktuale që ka krijuar tension në politikën shqiptare, që është dosja Tahiri. A mendoni se vota në Kuvendin e Shqipërisë për të mos hequr imunitetin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por kufizimin e imunitetit vetëm për kontrollin e personit dhe të banesës së tij dhe ishte rruga e duhur për t’a lënë drejtësinë të bëjë punën e saj ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:“Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë. Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi procesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të ciliën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”.

-Ç’mendoni për deklaratën e presidentit Junker qe iu referua një anëtarsimit të mundëshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në 2025, pa përmendur vende të tjera të Ballkanit.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Ishte një tjetër përgatitje joprofesioniste nga ana e presidentit Juncker. Kjo pasi presidenti Juncker nuk donte të thoshte, që ne merremi vetëm me ata që janë më të avancuar në garë. Por kur të prezantohet strategjia e re e Komisionit Europian në shkurt, do të jetë e qartë, që flitet për të 6 vendet e Ballkanit”.

-Një nga deputetët e opozitës shqiptare ka ngritur shqetësimin për gjuhën e rrumbullakosur dhe jo të drejtpërdrejtë të Brukselit lidhur me problematikat kryesore në vend. Po t’i referohemi deklaratave të përfaqësueses së lartë, Federica Mogherini kishte shumë përgëzime dhe progres. A ndihmon kjo gjuhë?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Unë e kuptoj këtë kritikë. Së pari, është bërë progres. Shqipëria ka bërë progrese dhe këtu nuk flasim vetëm për qeverinë, por edhe procesin legjislativ në Kuvend. Por sigurisht që ne duhet t’i referohemi edhe defiçiteve. Nuk flasim për defiçite në stabilitet, por në vende të ndryshme të rajonit, ka sërish mungesa në reforma të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së drehtësisë, lirisë së mediave jo përmes formulimit të bukur të dokumentave, por zbatimit të tyre. Sigurisht që nuk është e lehtë dhe nuk mund të bëhet me një të rënë të shkopit, por sigurisht që ka defiçite dhe ne duhet t’i themi ato dhe do t’i themi ato”./abcnews.al

 

Etiketa: amerikanetFleckensteinhetimin per tahirinpo ndjekin me vemendje


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Ç’pritet të ndodhë me Prokurorin e Përgjithshëm

Krimet e Rënda lëshojnë urdhër-arresti për disa ish-drejtues të lartë të policisë

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të dytë, lumturia nuk ka kufij

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të dytë, lumturia nuk ka kufij

Si ndikon alkooli në emocionet tona? Efektet e tij ndryshojnë në varësi të llojit

Si ndikon alkooli në emocionet tona? Efektet e tij ndryshojnë në varësi të llojit
















TE FUNDIT

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com