Ka ardhur më në fund bashkëpunimi mes Noizyt dhe Ledri Vulës. Dy reperët e kanë publikuar atë vetëm pak minuta më parë.
Klipi duket se është xhiruar jashtë Shqipërisë dhe në këtë video ajo që bie në sy është se reprët nuk kanë përdorur makina të shtrenjta dhe luksoze siç ndodhte gjithmonë, por janë mjaftuar me nga një biçikletë. Klipi ka ardhur i thjeshtë, megjithëse në tekst flasin për para, jetë luksoze dhe arritje.
Ndiqeni më poshtë klipin e shumëpritur për të cilin Noizy shkruajti se pasi të zgjohej nga gjumi do të donte 1 milion klikime. /Opinion.al