Pamje tronditëse të arratisjes së një ushtari koreanoverior përmes kufirit në fshatin Panmunjon, më 13 nëntor, janë publikuar.
Ai thuajse u kap nga trupat koreanoveriore, të cilat i qëlluan atij disa herë para se të shpëtohej nga ushtarët koreanojugorë.
Ushtarët koreano veriorë shkelën marrëveshjen e armëpushimit mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut pasi qëlluan përgjatë linjës që ndan dy vendet në ndjekje të ushtarit dezertor.
E përveç se kanë qëlluar përtej kufirit, një ushtar koreano verior, kapërcen edhe linjën e demarkacionit ushtarak, një tjetër shkelje kjo e marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës koreane në 1953.
Ka qenë komanda e Kombeve të Bashkuara në Korenë e Jugut ajo që ka publikuar imazhet dramatike të dezertimit të ushtarit përmes zonës së demilitarizuar.