Mbrëmjen e sotme emisioni investigativ “Stop” ka paralajmëruar publikimin e një skandali korruptiv, në disa prej sektorëve të cilët kryeministri Rama i ka cilësuar si shembull. Një shumë jo e vogël parash, dhe një tjetër institucion me zyrtarë të korruptuar. Emisioni Stop, sjell sonte në mbrëmje me zë dhe figurë mënyrën se si “mjeshtrat” shmangin çdo procedurë kur në lojë hyn paraja.
Bëhet fjalë për as më shumë e as më pak, sesa sektorë që e bëjnë krenar kryeministrin Edi Rama për Rilindjen e tij. Çdo gjë do të mësohet sonte në orën 20:10 në emisionin Stop në Tv Klan.