Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konkursi farsë/ Kush janë drejtuesit e rinj të spitaleve dhe lidhjet me PS-në

2017/11/21 at 1:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Konkursi farsë/ Kush janë drejtuesit e rinj të spitaleve dhe lidhjet me PS-në

 “Nuk mund të ketë më emërime partiake. Nesër ju duhet të jepni dorëheqjen një e nga një. Ekipet e reja drejtuese do të zgjidhen me konkurs publik”. Kështu do të shprehej Kryeministri i vendit Edi Rama më 31 korrik të këtij viti, fill pasi mori mandatin e dytë për të qeverisur.

Dhe ja ku jemi sot pas afro 4 muajsh me drejtorët e rinj të spitaleve rajonale në Tiranë dhe në rrethe. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e fituese të konkurseve.

Por kush janë emrat e rinj të drejtorëve të spitaleve rajonale. A jane zgjedhur ata vertet me konkurs siç pretendoi Edi Rama. Opinion.al ju sjell biografinë e secilit prej tyre.

Në krye të spitalit të Beratit është emëruar Eduard Bejko, ish-deputet i PS-së. Profili i tij është i lehtë të zbulohet me një klik në faqen zyrtare PS.al, përpos faktit që gjithë Berati e njeh si socialist.

Drejtori i spitalit rajonal të Durrësit rikonfirmohet Alban Ramohitaj. Ai është kryetar i këshillit bashkiak Durrës, i zgjedhur i PS. Po kështu një nga njerëzit më të zellshëm të fushatave të socialisteve. Profili i tij është po ashtu në faqen PS. al

Drejtori i spitalit rajonal të Dibrës emërohet Spartak Koltraka që ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Llixhave. Edhe ky nga PS-ja, madje i akuzuar për blerje votash në Dibër gjatë zgjedhjeve lokale.

Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Vilson Masmalaj ka qenë kandidat për deputet në listën e PS në zgjedhjet e këtij viti.Më poshtë profili i tij në faqen e PS.

Në spitalin e Traumës në Tiranë emërohet drejtor, Arben Zenelaj kirurg vaskular. Deri tani ka mbajtur detyrën e n/drejtorit, gjithashtu me lidhje me të majtën.

Perlat Kapisyzi drejtori legjendar i spitalit të Pneumologjisë “Shefqet Ndroqi” në Sauk, bashkëshorti i z.v ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli, është riemëruar në këtë detyrë. (Kjo e fundit doli përkrah Ramës. Shih videon më poshtë).

Në Fier emërohet Nevila Shuke, ish-drejtore e Shëndetit Publik, gjithashtu pjesë e strukturave të PS-së.

Në spitalin më të madh në vend, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” rikonfirmohet Enkelejd Joti. Ai njihet si ish-drejtori i Top Channel. Joti u emërua në detyrë nga Kryeministri në Maj të këtij viti dhe sërish konkursi e nxjerr fitues duke lënë pas emra të njohur të mjekësisë shqiptare, si Rudin Domi, Edmond Stojku, etj.

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” (materniteti i vjetër) emërohet Eliona Demaliaj. Ajo ka punuar deri tani në klinikë private dhe mjekët tregojnë se ajo njihet për lidhjet me të majtën në pushtet.

/Riviera Dedaj-Opinion.al

 *Video: Rama ne korrik duke kerkuar doreheqjen e drejtoreve te LSI apo PDIU

*Më poshtë lista e plotë e fituesve të konkursit shpallur në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë më 20 Nentor 2017

*Në foton kryesore, Enkelejd Joti, Eliona Demaliaj dhe Eduart Bejko

Etiketa: biografiadrejtoreemerimekonkursepsramaspitale

Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Para
Njerëzit që kanë shumë miq në “Facebook” janë materialistë

Njerëzit që kanë shumë miq në “Facebook” janë materialistë

“I mora paratë borxh për kurim”,  Gjyqtari Miri kërkon lirim

"I mora paratë borxh për kurim", Gjyqtari Miri kërkon lirim

Gruaja e braktisi për dashnorin dhe nuk e lë të takojë fëmijën, 41-vjeçari kërkon drejtësi

Gruaja e braktisi për dashnorin dhe nuk e lë të takojë fëmijën, 41-vjeçari kërkon drejtësi

TE FUNDIT

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com