Policia dhe prokuroria sekuestruan telefonin e Orest Sotës, i cili u kap në Elbasan me patentat e Tahirit dhe 863 mijë euro.
Sot janë zbardhur bisedat që ka shkëmbyer 25 vjecari me babanë e tij, biznesmenin Lefter Sota përpara se të arrestohej. Ndërsa kanë shkëmbyer numra telefoni dhe mesazhe në WhatsApp gjatë paradites, pasditen e 1 Nëntorit, Sota i ka shkruar babait të tij: “Ba…më ka kap policia”.Këto biseda janë pjesë e dosjes hetimore ndaj tij.
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda rikonfirmoi masën arrest me burg për të riun. Ka dyshime thotë prokuroria se paratë që iu gjetën në makinë bashkë me patentat janë të Saimir Tahirit.