Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Ti e di mirë, ambasadorët nuk mund të sjellin investitorë të huaj në vend

2017/11/19 at 1:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Basha: “Ky na flet si linguist, por është kapo i drogës me 1.3 miliardë euro në vit përfitime”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të dielën në mesditë, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është në dijeni se ambasadorët janë të pafuqishëm për të sjellë investitorë të huaj në vendin tonë.


Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se ‘është mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri!’

Sipas kreut të PD-së, ‘Rama e di shumë mirë këtë, sepse është ai përgjegjësi për krijimin e një klime armiqësore për biznesin vendas dhe të huaj’.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Është mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri!

Rama e di shumë mirë këtë, sepse është ai përgjegjësi për krijimin e një klime armiqësore për biznesin vendas dhe të huaj. Kryeministri i pashpresë dhe i korruptuar deri në rrënjë, e di se në Shqipëri mund të investojnë apo marrin tendera vetëm ata që pranojnë të dorëzojnë kapar 30- 50% të fitimit tek ai, përmes sejmenëve të tij të kapur në përgjime.

Ambasadorët e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse në 4 vitet e fundit raportet ndërkombëtare flasin vetëm për përkeqësimin e klimës së biznesit, për rritjen e taksave, për korrupsionin e përhapur në çdo nivel të qeverisjes. Sepse tenderat dhe koncesionet përfundojnë në xhepat e 10 klientëve të kryeministrit dhe investitorët e huaj gjymtohen nga kriminelët e lidhur me Ramën dhe Dakot e tij për t’u përzënë nga Shqipëria.

Gjatë qeverisjes tashmë të vdekur të Ramës, në Shqipëri nuk erdhi asnjë investim serioz i huaj. Po të mos ishin dy projektet e mëdha energjetike, gazsjellësi Trans Adriatik dhe Kaskada e Devollit, niveli i investimeve do të ishte në minimum historik, duke e kthyer vendin 15 vite prapa.

Ambasadorët e Shqipërisë e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse për shkak të keqqeverisjes së Ramës vendi është në depresion ekonomik dhe social. Rreth 300 mijë shqiptarë të larguar në 4 vjet nga Shqipëria janë prova ulëritëse e këtij realiteti dëshpërues.

Investitorët e huaj do të vijnë në Shqipëri, kur vendi të ketë një qeveri që lufton krimin, hap vende pune dhe ju jep mundësi të gjithëve. Por kjo nuk do të ndodhë përsa kohë vendin ta drejtojë kryeministri i kapur nga krimi dhe i zhytur në krim, që ktheu Shqipërinë në hambar droge dhe buxhetin e shqiptarëve në lavatriçe për Pastrimin e Parave të Pista.

 

Etiketa: ambasadoretBashainvestitoret e huajklima e biznesit


Ju sugjerojmë

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

23 Korrik, 2025 5:43 pm
“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”
Aktualitet

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

23 Korrik, 2025 5:07 pm
KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…
Politikë

KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…

23 Korrik, 2025 4:51 pm
Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
Kryesore

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

23 Korrik, 2025 4:27 pm
Euro-ja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
Aktualitet

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

23 Korrik, 2025 4:15 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

23 Korrik, 2025 3:27 pm
BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Aktualitet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

23 Korrik, 2025 2:57 pm
Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor
Aktualitet

Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor

23 Korrik, 2025 1:56 pm
Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut
Politikë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut

23 Korrik, 2025 1:53 pm
Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”

23 Korrik, 2025 1:22 pm
Para
Rrëzohet përfundimisht diktatori Mugabe

Rrëzohet përfundimisht diktatori Mugabe

Le Figaro (1932)/ “Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog”

Le Figaro (1932)/ “Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog”

Dy persona grabisin kasafortën e Teatrit “Skampa”

Grabitja e parave në teatrin 'Skampa', policia jep një tjetër version
















TE FUNDIT

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
23 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe...

Lexo më shumë

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
23 Korrik, 2025

Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar...

Lexo më shumë

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda
23 Korrik, 2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi mesditën e së mërkurës në zonën midis Kretës dhe Antiquityra...

Lexo më shumë

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”
23 Korrik, 2025

Shqipëria, një vend ballkanik jashtëzakonisht piktoresk, si Kroacia, nuk është vetëm një destinacion bregdetar, por edhe një trashëgimi e rëndësishme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com