Fitonte Kampionatin Botëror katër herë, në vitet 1934, 1938, 1982 dhe 2006, por në “Rusi 2018” nuk do të jetë. Italia mbetet jashtë Botërorit, duke zhgënjyer jo vetem milionat e italianëve në shtetin fqinj, por edhe miliona të tjerë në mbarë rruzullin.
Suedia është skuadra që siguron biletën për në Botërorin rus, pasi fitoi 1-0 në shtëpi, ndërsa në “San Siro” sfida mbyllet pa gola.
Italianët dominuan ndeshje nga fillimi e deri në fund, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e çeliktë të Suedisë.
Kështu Italia mbetet jashtë Kupës së Botës të vitit 2018, për herë të parë pas 59 viteve.