Kryeministri Edi Rama kërkoi sot publikisht shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri.
Zguri mori detyrën në bazë të marrëveshjes politike Rama-Basha më 18 Maj, që i hapi rrugë futjes së opozitës në zgjedhjet e përgjitshme. Pas largimit të të gjithë ministrave, e drejtorëve të emëruar në Maj nga PD, duket se radha i ka ardhur kreut të KQZ-së. PS dhe Rama e argumentojnë kërkesën e tyre me vendimin e KQZ, e cila nuk i hoqi mandatin kreut të Bashkisë Mallakaster i zgjedhuri i PD-së.
Në mbledhjen e grupit që po zhvillon PS-ja pasditen e sotme, Rama u shpreh: “Unë e mbështes plotësisht nismën e kryetarit të grupit, Balla, për të filluar procedurat e shkarkimit të kryetarit të KQZ-së, ndërkohë që së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po gjykohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si një entitet i gjykuar nga gjykatat italiane që përbën subjekt të ligjit të dekriminalizimit”.
/Opinion.al