Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Armani tek Prada, mashtrimi me firmat e mëdha që prodhojnë në Ballkan ku punëtorët trajtohen si skllevër 

2017/11/12 at 9:54 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Armani tek Prada, mashtrimi me firmat e mëdha që prodhojnë në Ballkan ku punëtorët trajtohen si skllevër 

Firmat e modës i prodhojnë lirë produktet e tyre të shtrenjta në Europën Lindore e Ballkan. Ligjet shkelen, rrobaqepëset marrin një rrogë që nuk mjafton për të jetuar, e qeveritë e rajonit i mbështesin praktika të tilla.


Ato janë dëshmi tronditëse nga një botë e fshehtë.

“I thashë drejtorit tim, që nuk marr dot frymë me këtë makinë qepëse. Brenda në fabrikë janë 30 gradë, dhe kur punojmë në makinë temperatura rritet”, rrëfen një punëtore tekstili në Serbi. Pas kësaj drejtori i makinës e merr tubin e ajrit ia drejton në fytyrë rrobaqepëses e koleges së saj dhe thotë: “Ky është problemi juaj, e nëse ju nuk arrini dot ta përballoni, ka shumë njerëz që presin të zënë vendin tuaj. Dera është atje.” Një tjetër rrëfen se “menaxhmenti i firmës kërkoi të mblidhnim para për një matës tensioni, sepse na trajtojnë‘ vetë dhe nuk duan të thërrasim një mjek po qe se na bie të fikët”

Të dyja punëtorët duan të mbesin anonime, si shumë të tjera që patën guximin e raportuan për Studimin Europian për Tekstile të Pastra. (CCC) mbi kushtet e punës në industrinë serbe të tekstilit. Vërtet shihet si fat të gjesh një vend pune në ekonominë e tregut, në një vend ku papunësia zyrtarisht kap 16%, tek të rinjtë madje 30%.

Tuzla Rentex – Industrie Bekleidung aus Bosnien und Herzegowina (DW/E. Musli)

Të trajtuar si skllevër

Në një kohë që punëtorët e industrisë së tekstilit, që i përket kryesisht investitorëve të huaj e ku punohet për tregun europianoperëndimor, duhet të durojnë kushte prodhimi nën dinjitetin njerëzor dhe arrogancën e drejtuesve të tyre. Në këtë industri sundon një atmosferë frike, rregullisht ka kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shpesh nuk ofrohen të plota ditët e pushimeve dhe në tualet ose nuk lejohet të shkosh ose me kufizim. “Punëtoret raportojnë, se trajtohen si makineri apo skllevër, jo si njerëz. Atyre u bërtitet, edhe ngacmimi seksual është në rend të ditës,”, thotë Bettina Musiolek, koordinatore e CCC për Europën Lindore dhe Juglindore në bisedë me Deutsche ëellen.

Të gjitha këto për një punë me orë shtesë të papaguara dhe një rrogë nën kufirin e varëfrisë. Në Serbi zyrtarisht ekzistenca minimale kap shifrën e 278 eurove, dhe një familje me katër anëtarë ka nevojë të paktën për 652 euro që të mbijetojë. Ndërkohë punëtorët e industrisë së tekstilit fitojnë vetëm 202 euro në muaj, në industrinë e këpucëve 227 euro. Rreth 100.000 vetë janë të punësuar në Serbi në këtë sektor.

Parajsë e rrogave të ulta në mes të Europës

Por Serbia nuk përbën përjashtim. “Për markat globale të modës, vendet e Europës Lindore dhe të Ballkanit janë parajsë e rrogave të ulta”, theksojnë autorët e studimit. Mes tyre gjenden firma si Benetton, ESPRIT, GEOX apo Vero Moda, por edhe marka botërore si Armani, Calzedonia, Dolce & Gabbana e H&M. Madje edhe markat e luksit Louis Vuitton, Prada dhe Versace prodhojnë lirë aty produktet e shtrenjta.

Këto vende ofrojnë punëtorë të kualifikuar e me çmim të lirë. Rrogat mujore të punëtoreve mezi i arrijnë pagat minimale shtetërore, që variojnë nga 89 euro në Ukrainë në 374 euro në Sllovaki. Një rrogë që mjafton për të jetuar duhet të ishte katër deri në pesë herë më e lartë.

Manipulim i konsumatorit

Ndërkohë këto marka vendosin etiketën “Made in Europe” ose “Made in EU” duke i ofruar kështu konsumatorit idenë se markat prodhohen në kushte të ndershme. “Në realitet të 1,7 milionë punëtoret e tekstilit në rajon jetojnë në varfëri”, thuhet në studimin e CCC-së. “Nganjëherë as nuk kemi për të ngrënë”, thotë një punëtore ukrainase. Këto kushte janë të mundura vetëm në një ambient shoqëror tejet miqësor ndaj punëdhënësve. “Këtu bëhet fjalë kryesisht për një zonë pa sindikata, askush nuk i mbron interesat e punëtorëve”, thotë Musiolek.” Në një kohë që qeveritë japin subvencione direkte ose jo direkte për firmat e huaja. Kështu në Serbi, firma të tilla marrin subvencione të majme si dhe truall nën vlerën e tregut, nganjëherë edhe pa para, e këtyre favoreve i shtohen edhe lehtësimet tatimore apo një infrastrukturë falas.

Marrëdhënie si në kapitalizimin e hershëm

Ka një konkurrencë ekonomike të drejtuar për poshtë, thotë Stefan Aleksiq, një nga autorët e studimit në bisedë me Deutsche ëellen. “Rreth Serbisë ka vende edhe më të varfra, e të gjithë luftojnë për të njëjtat investime. Kështu krijohet konkurrenca. Kush i ofron kapitalit të huaj kushte më të mira për një prodhim të lirë.” Rezultati katastrofik.”Shtetit financon prapambetjen ekonomike”, thotë Aleksiq.

Megjithatë fushata për veshje të pastra nuk bën thirrje për bojkotim. “Punëtoret na thonë gjithmonë “Ne kemi nevojë për këto punë. Por ato duhet të paguhen si duhet dhe të përmirësohen kushtet e punës”, thotë Bettina Musiolek. Rruga deri aty është ende e gjatë. “Fillimisht duhen forcuar sindikatat. Nuk mund ta besosh se marrëdhëniet e punës aty janë si në kapitalizmin e hershëm dhe se sa të dobët janë aktorët e tregut të punës”, thekson Musiolek. / Deutsche Welle – Zoran Arbutina

Etiketa: armanicalzedoniadeutsche welledolce & ganbanaEspritfirmat e medhageoxpradaskllever


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

19 Korrik, 2025 6:01 pm
INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
Aktualitet

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

19 Korrik, 2025 5:38 pm
Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona
Bota

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona

19 Korrik, 2025 5:21 pm
SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
Bota

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

19 Korrik, 2025 5:04 pm
Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
Aktualitet

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

19 Korrik, 2025 4:44 pm
14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
Aktualitet

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

19 Korrik, 2025 4:25 pm
U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit
Rajoni

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit

19 Korrik, 2025 4:12 pm
Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik
Aktualitet

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

19 Korrik, 2025 4:02 pm
Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet
Aktualitet

Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet

19 Korrik, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Autor i 13 grabitjeve, vidhte motomjete elektrike e../ Pranga 46 vjeçarit në Tiranë

19 Korrik, 2025 3:39 pm
Para
Përplasje për territoret e drogës, shqiptari qëllohet në mes të Athinës 

Përplasje për territoret e drogës, shqiptari qëllohet në mes të Athinës 

5 gjërat e para që vënë re meshkujt tek një femër e zhveshur

5 gjërat e para që vënë re meshkujt tek një femër e zhveshur

Ky është screenshop, aplikacioni më i ri i Kim Kardashian

Ky është screenshop, aplikacioni më i ri i Kim Kardashian
















TE FUNDIT

Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
19 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën. Sipas...

Lexo më shumë

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
19 Korrik, 2025

Në vitin 2024, sektori i blegtorisë në Shqipëri ka pësuar një rënie të konsiderueshme në prodhimin e qumështit dhe të...

Lexo më shumë

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona
19 Korrik, 2025

Njëzet e tetë persona kanë vdekur, pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak të motit të keq....

Lexo më shumë

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
19 Korrik, 2025

Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com