Ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet për vizitë në Greqi ku ka patur takim me homologun grek, Nikos Kotzias për çështjet më të rëndësishme të lëna pezull mes dy vendeve. Ende nuk dihet nëse është arritur diçka konkrete nga këto bisedime, por në media kanë dalë foto të ministrave duke u dëfryer. Ata kanë udhëtuar sëbashku drejt Dikteon Andron ku janë pritur nga kryebashkiaku lokal dhe një grup muzikantësh.
Ndërsa zyrtarët lokalë u kanë bërë dhurata të vogla mediat greke shkruajnë se Bushati iu bashkua valles së nisur nga Kotzias. I pyetur për negociatat Kotzias tha se ato vazhdojnë por nuk pranoi tu përgjigjet gazetarëve rreth klimës sipas të cilës dy ministrat po diskutojnë apo nëse është gjetur një zgjidhje. Këto foto me këngë e valle bien pak ndesh me vuajtjet e shqiptarëve në kufi. Kujtojmë se për tre ditë me radhë doganat në Kapshticë dhe Kakavijë ishin të bllokuar për shqiptarët me preteksin e defekteve teknike.