Blerina Shaho është një modele me origjinë shqiptare, e cila së fundmi i ka trazuar të gjithë me fotot nudo që realizon. Ajo është e çmendur pas skuadrës së Interit, dhe këtë e ka demonstruar në thuajse çdo foto provokuese që ka realizuar.
Por ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është një deklaratë e modeles për çmendurinë që do bënte për skuadrën e zemrës.
Do pozoja “nudo”,në ambientet e stadiumit “Giuseppe Meazza”. – është shprehur ajo në një intervistë për “Panorama”.
“Pasioni për skuadrën italiane të Interit ka lindur pikërisht nga ngjyra blu në vitin 1996, që në moshën 8-vjeçare. Më pas, duke ndjekur sfidat e kësaj skuadre, më ka hyrë edhe më tepër në zemër duke u bërë një pjesë e pandashme e imja.
Së fundmi kam bërë edhe një tatuazh me stemën e kësaj skuadre. Gjëja më e çmendur që do të mendoja të bëja si tifoze e zjarrtë e kësaj skuadre, do ishte pa dyshim të pozoja “nudo”, por kësaj radhe në ambientet e stadiumit “Giuseppe Meazza” – ishte deklarata e tifozes, e cila padyshim do gëzonte të gjithë tifozët e tjerë të kësaj skuadre.