Ditën e djeshme Hueyda El Sayed rrëfeu për herë të parë ndarjen nga partneri i saj francez, me të cilin kishte 5 vite dashuri. Nga kjo lidhje ata sollën në jetë edhe një djalë, tashmë 3-vjeçar që e pagëzuan me emrin Gabriel. Por si nisi kjo histori e cila do përfundonte 6-muaj më parë?
Gjithçka ka ndodhur rreth 5 vite më parë. Ajo kishte dalë të pinte një gotë me një mikeshën e saj në një nga lokalet elegante të Parisit, ai ishte me një mik shumë pranë tyre.
Teksa dëgjon vajzat që po flisnin një gjuhë të panjohur për të, me xhentilesë u afrohet dhe i pyet: “Çfarë gjuhe është kjo që flisni? Shqip, i përgjigjet Hueyda.
Si ka mundësi? – vijon pyet zotëria i panjohur. Nuk e dija që shqiptarët janë racë mulate! Kështu ka filluar njohja, e cila më pas u kthye në një histori të fortë dashurie, mes ish-balerinës Hueyda El Saied dhe Michel Tamisier.
Por kush mund ta dinte se pas 5 vitesh do vinte edhe tradhtia? Hueyda ka rrëfyer dje se nuk arriti dot t’ja falte tradhtinë, dhe për këtë shkak nuk kishte më kuptim të vazhdonin së bashku.
“Më tradhtoi dhe u ndjeva shumë keq, për këtë arsye mendova se të vazhdonim të rrinim akoma bashkë, nuk kishte asnjë kuptim”.- është shprehur ajo.
Michel është 13-vite më i madh se Hueyda, dhe ishte i divorcuar nga një martesë e mëparshme, prej të cilës ka fëmijë të rritur. Hueyda momentalisht jeton në Luksemburg, aty ku u vendos me ish-partnerin e saj, pasi ai punonte në një bankë atje, ndërkohë që me origjinë është nga Franca.