Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka dhënë një intervistë për Eni Vasilin në Neës24. I pyetur që në fillim për sjelljet e kryeministrit Edi Rama me mediat, ai tha se do të dëshironte ta shmangte një koment për kreun e qeverisë me të cilin ka pasur përplasje të forta në të kaluarën.
Por megjithëse tha se nuk donte të bënte komente ai e quajti Ramën “një figurë në rënie”.
“Zakonisht në bisedat njerëzore me njerëzit e fundit. Është shumë e lehtë për të biseduar për njerëzit e rëndësishëm. Nuk do të kisha dashur që intervista e sotme të lidhet me kryeministrin. Nuk do të doja të gjykoja atë. Unë nuk flas përgjithësisht për figura në rënie.
Në këtë vend është e vështirë të qëndrosh në këmbë. Duhet të jesh shumë i ndershëm, dinjitoz, i përkushtuar që të sigurosh mosrënien e pashmangshme” – tha Krasta.