Jemi të sigurt që nëse do e shikonit në rrugë do e ndalonit për një foto, por do të zhgënjeheshit kur t’ju thoshte që nuk është Rihanna.
Por na duhet ta pranojmë që është me të vërtetë një kopje e Rihanna-s. Nuk ka vend për tu trembur sepse tashmë është bërë e zakonshme që çdo ditë të gjejmë nëpër internet ndonjë sozi të personazheve të famshëm.
Por ngjashmëria e RiRi-t me Andele Lara është me të vërtetë e frikshme. Andele është një blogere dhe themeluese e faqes së ëeb-it Grow & Glow dhe ka një stil shumë të ngjashëm me këngëtaren tonë të preferuar, si në veshje ashtu edhe në modelet e flokëve.
Ndoshta e bën qëllimisht, ndoshta i vjen krejt natyrshëm, por ajo nuk do të njihet si sozia e Rihanna-s. “E di që i ngjaj pak Rihanna-s, por nuk jam një sozi e saj,” është shprehur ajo më parë.