Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Vrasja e shqiptarit në Ekuador, hapi xhamin e makinës së blinduar por mori plumbin

2017/11/09 at 5:20 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Vrasja e shqiptarit në Ekuador, hapi xhamin e makinës së blinduar por mori plumbin

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin një shqiptar me armë zjarri në Ekuador, në Amerikën Latine. Ngjarja e cila dyshohet se ka lidhje me trafikun e kokainës, ka ndodhur pasditen e 7 nëntorit 2017, në rrugët Tungurahua dhe Primero de Mayo, në qendër të qytetit Guayaquil.

Atentati u njoftua të mërkurën nga Germán Cevallos, kreu i Zyrës Kombëtare për krime kundër jetës, vdekjet e dhunshme, zhdukje, grabitje dhe rrëmbim (Dinased) në zonën 8.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 17:00 duke alarmuar banorët e zones. Mediat vendase kanë zbardhur skemës e ngjarjes, dhe kanë publikuar dëshmi të personave të pranishëm në vendngjarje. Në artikujt e publikuar mbi ngjarjen, thuhet se shqiptari ishte i shoqëruar me një femër gjatë atentatit. Ata po udhëtonin me një makinë të blinduar në rrugët e Guayaquil-it, por gruaja që ishte me të uli xhamin për të pirë një cigare.

Atentatori, i cili me sa duket në ndjekje të shqiptarit, ka shfrytëzuar këtë moment për të qëlluar mbi objektivin. Ai futi armën përmes dritares dhe qëlloi disa herë shqiptarin. Shefi i policisë së qytetit german Cevallos thotë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

“Një femër që udhëtonte me viktimën uli xhamin e mjetit të blinduar për të pirë një cigare. Në atë kohë një person i cili e kishte ndjekur viktimën me një motor, futi armën përmes dritares dhe qëlloi disa here mbi viktimën”, tha Cevallos.

http://www.dailymotion.com/video/x68ft3m#tab_embed

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një prishje pazari prej miliona dollarësh në trafikun e kokainës.

Tregtarë të zonës shprehen të shqetësuar pas ngjarjes, pasi frika për sigurinë në qytet është rritur. Një prej tyre thotë se ka parë persona të armatosur në zonë. Ndërsa një tjetër thotë se i armatosuri mund të kishte rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë.

Mësohet se mjeti me të cilin lëvizte objektivi i atentatit ishte i blinduar. Shqiptari kishte marrë edhe shtetësinë e Ekuadorit, dhe ka jetuar në vend për tetë vjet.

“Objektivi i atentatit udhëtonte me një mjet të blinduar, çka tregon se ai ndihej i kërcënuar. Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj”, tha Cevallos. Atë ditë, një person tjetër me origjinë shqiptare (Ilir Hidri) u vra duke ecur në Rrugën 36 dhe Ch, në periferi të Guayaquil, nga dy individë që e qëlluan atë nga një motor.

Në një incident tjetër, policia njoftoi kapjen e Xavier S., 22 vjeç, i cili akuzohet si përgjegjës për tre vrasje. Dy prej tyre ndodhën në shtator 2017, në famullinë urbane Pascuales.

Sakaq, policia ekuadoriane është vënë në ndjekje të autorëve të atentatit të ndodhur dy ditë më parë ndaj shqiptarit./Panorama

Etiketa: ekuadormakina e blinduarvrasja e shqiptarit

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Zjarr në Bërzhitë, ndërhyn helikopteri nga ajri për fikjen e flakëve
Aktualitet

Tiranë/ Zjarr në Bërzhitë, ndërhyn helikopteri nga ajri për fikjen e flakëve

26 Korrik, 2025 4:06 pm
Vrau babain, zbardhet dëshmia e 26-vjeçares: E mbyta sepse bëri pis tualetin
Kronikë

Vrau babain, zbardhet dëshmia e 26-vjeçares: E mbyta sepse bëri pis tualetin

26 Korrik, 2025 3:54 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK lëshon 7 masa sigurie

26 Korrik, 2025 3:40 pm
Hapësirat publike, Rama: Po rivendosim kufirin mes të drejtës e të paligjshmes
Politikë

Hapësirat publike, Rama: Po rivendosim kufirin mes të drejtës e të paligjshmes

26 Korrik, 2025 3:25 pm
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë tjetër në orën 22:00

26 Korrik, 2025 3:04 pm
Shqipëria në pushtetin e flakëve, ja qarqet më të rrezikuara
Aktualitet

Shqipëria në pushtetin e flakëve, ja qarqet më të rrezikuara

26 Korrik, 2025 2:49 pm
Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove
Rajoni

Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove

26 Korrik, 2025 2:30 pm
Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës nga burri, arrestohet 58-vjeçari në Tropojë
Aktualitet

Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës nga burri, arrestohet 58-vjeçari në Tropojë

26 Korrik, 2025 2:11 pm
Gjirokastër/ Shpërndante video pornografike me të mitur, pranga për 23-vjeçarin
Aktualitet

Gjirokastër/ Shpërndante video pornografike me të mitur, pranga për 23-vjeçarin

26 Korrik, 2025 2:00 pm
Mbyllja e Urës, radhë e gjatë automjetesh në Fushë-Milot
Aktualitet

Mbyllja e Urës, radhë e gjatë automjetesh në Fushë-Milot

26 Korrik, 2025 1:48 pm
Para
Video/ Basha: “Ky na flet si linguist, por është kapo i drogës me 1.3 miliardë euro në vit përfitime”

I përmend të gjithë me emra, Basha: Këta janë peshkaqenët që nuk i prek njeri

Aksident në autostradë, një 25-vjeçar humb jetën

Zbardhen detajet/ Ja kush është biznesmeni që humbi jetën në aksident

Berisha: Në makinë me Sotën dyshohet prania e shoferit të Tahirit. Çfarë kanë regjistruar kamerat e Kurum?

Berisha: Ky është vrasësi që u caktua drejtues i Aviacionit Civil pasi i dha 100 mijë euro ministrit

TE FUNDIT

Tiranë/ Zjarr në Bërzhitë, ndërhyn helikopteri nga ajri për fikjen e flakëve

Tiranë/ Zjarr në Bërzhitë, ndërhyn helikopteri nga ajri për fikjen e flakëve
26 Korrik, 2025

Ditën e sotme një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonën e Bërzhitës në Tiranë. Mësohet se flakët aktualisht po...

Lexo më shumë

Vrau babain, zbardhet dëshmia e 26-vjeçares: E mbyta sepse bëri pis tualetin

Vrau babain, zbardhet dëshmia e 26-vjeçares: E mbyta sepse bëri pis tualetin
26 Korrik, 2025

Një tjetër person është arrestuar nga Policia e Fierit, si bashkëpunëtor i vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Rama mbrëmjen e së...

Lexo më shumë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK lëshon 7 masa sigurie

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
26 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Po rivendosim kufirin mes të drejtës e të paligjshmes

Hapësirat publike, Rama: Po rivendosim kufirin mes të drejtës e të paligjshmes
26 Korrik, 2025

Në Tiranë nuk ka përfunduar akoma aksioni për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com