Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona të dyshuar për vjedhjen e një sërë shtëpish e biznesesh në Bathore, Kamëz e Paskuqan. Atyre iu janë kapur edhe sendet e sekuestruara.
Të arrestuarit janë:
Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz (iu gjet dhe një sasi e vogël hashashi).
Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz – Tiranë.
Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore – Tiranë.
Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë. (U kap me një sasi lënde nrakotike).
Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkepunim me njeri – tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh., dhe S.N., banues në Bathore. Ata dyshohet se kanë marrë një televizorë, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi.
Nga puna hetimore operative, e bëre nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin nr. 5 Tiranë rezulton se, këta pesona në bashkepunim me njeri- tjetrin dyshohet të jane bashkautore të ngjarjeve të mëposhtëme :
Më 07.07.2017 kanë vjedhur servisin në pronësi të shtetasit B.O. në Kamez .
Më 15.09.2017 kanë vjedhur banesen në pronësi të shtetasit Q. D. në Paskuqan.
Më 26.09.2017 kanë vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës ne pronesi te një kompanie celulare ne Bathore.
Më 24.10.2017 kanë vjedhur banesen në pronesi të shtetasit A. P në Bathore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura ku vijon puna per gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura në keto objekte.
Materialet do ti kalohen per veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale “ Vjedhje e kryer ne bashkepunim ”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, & “ Prodhim dhe shitje narkotikesh” te parashikuar nga neni 283 te Kodit Penal, në ngarkim të personave të ndaluar.