Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

160 persona të kërkuar nga policia, mes tyre Dritan Zagani dhe Izet Haxhia

2017/11/08 at 2:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
160 persona të kërkuar nga policia, mes tyre Dritan Zagani dhe Izet Haxhia

Shqipëria është një nga vendet në Europë e në rajon me numrin më të madh të personave të shpallur në kërkim nga autoritetet policore.


Duke analizuar të dhënat e Agjensisë Ndërkombëtare të Policisë kriminale Interpol ku aktualisht aderojnë 192 shtete vërtetohet se Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim ndërkombëtar rreth 160 persona.

Shumica e tyre janë akuzuar për vrasje, tentativë vrasje, organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, trafik e prodhim droge, shtrytëzim prostitucioni, abuzim detyre, mashtrim në forma të ndryshme, dhunë në familje etj.

Në vendet e rajonit të Ballkanit, Shqipëria shënon numrin më të madh të personave në kërkim ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Interpolit, Mali i Zi ka shpallur në kërkim 8 persona. Bosnja 114 persona në kërkim, Kroacia 1 person në kërkim ndërkombëtar, Greqia vetëm 1 person në kërkim, Maqedonia 0 persona në kërkim, Serbia 0 persona në kërkim, Sllovenia 7 persona në kërkim, Bullgaria 76 persona në kërkim e Turqia sipas Interpolit ka 0 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend e të sipërfaqes katrore të Republikës së Shqipërisë, të dhënat e Interpolit bëhen më alarmuese në nivel Europian.

Italia një shtet problematik përsa i përket nivelit të krimit e organizimeve mafioze, në bashkëpunim me Interpolin ka shpallur në kërkim 14 persona. Duke mos harruar se numri i përgjithshëm i popullsisë italiane kapërcen 60 milionë banorë.

Gjermania një vend i Europës Qëndrore me një popullsi mbi 82 milionë banorë e me një sipërfaqe prej 357 mijë km katror. Autoritetet e Policisë Federale Gjermane në bashkëpunim me Interpolin, kanë shpallur në kërkim 5 persona.

Në Francë janë në kërkim ndërkombëtar 14 persona, në Spanjë 3 persona e në Rumani janë rreth 100 perona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli e për llogari të autoriteteve vendase.

Në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare renditen dhe emra të njohur të kronikës së zezë e lidhur jo pak me politikën shqiptare.

I tillë është Dritan Zagani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për arratisje nga vendi i paraburgimit, Izet Haxhia i akuzuar për vrasje në rrethana të veçanta, Hamdi Haklaj i akuzuar për vrasje.

Në dokumentacionin e Interpolit shfaqen fotografi të Hamdi Haklaj në ndryshime gjatë vitesh që vërteton se sinjalizimet për vendndodhjen e tij nuk mungojnë.

Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojë dhe persona në kërkim të seksit femër sic është Zylfije Haklaj, anëtare e familjes së shumëpërfolur Haklaj e akuzuar për vrasje.

Cetina Zajmi e akuzuar për mashtrim e Aurela Doksani e akuzuar për trafik droge.

Rreziku nga radikalizmi islamik e propaganda e Shtetit Islamik ISIS ka qenë gjatë viteve të fundit një nga problematikat e aktualitetit shqiptar si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Në listën e Interpolit autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim për rekrutim personash në organizim terrorist e nxitje të ndasisë fetare e racore dhe dy persona. Ata janë Shyqyri Kaca e Mehdi Mallari.

Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojnë dhe shtetasit me kombësi të huaj si maqedonasi Poo Gonov Vasko i akuzuar për mashtrim e Ling Chian Kee i akuzuar për mashtrim kompjuterik. /Oranews

Etiketa: interpol kerkim 160


Ju sugjerojmë

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
Bota

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

21 Qershor, 2025 10:08 am
Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
Bota

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

21 Qershor, 2025 9:53 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21 Qershor, 2025 9:28 am
Ballkani si depo për migrantë?
Bota

Ballkani si depo për migrantë?

21 Qershor, 2025 9:04 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
Para
Whatsapp vjen me një risi të re e cila do ju pëlqejë pafund

I keni dërguar dikujt mesazh gabimisht në Whatsapp? Mos u shqetësoni, ja si mund ta fshini

Rilindja shet Shqipërinë për 1 miliard Euro!

Tabaku: Qeveria 18.4 milionë dollarë për shpenzime luksi dhe 48 miliardë dollarë  rritje taksash

Foto/ Agjentët e FBI në zyrën e Çakos: Çfarë u diskutua?

Foto/ Agjentët e FBI në zyrën e Çakos: Çfarë u diskutua?
















TE FUNDIT

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
21 Qershor, 2025

Drejtori i përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, pas dy mandatesh në këtë post nuk rikandidoi më. Këshilli drejtoues zgjodhi (20.06.2025)...

Lexo më shumë

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
21 Qershor, 2025

Irani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbejnë sulme më 21 qershor, duke shkaktuar lëshimin e sirenave për sulme ajrore në disa...

Lexo më shumë

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, të cilët u kapën në flagrancë teksa po tregtonin 5 kg Cannabis Sativa....

Lexo më shumë

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
21 Qershor, 2025

Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, gazetari i mirënjohur Drini Zeqo ndan për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com