Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar pak minuta më parë një mesazh që ka mbërritur në adresë të tij nga një punonjës i gardës. Gardisti tregon se bashkëshortja e Saimir Tahirit ka shkuar disa ditë më parë në ambjentet e gardës gjatë natës dhe ka qëndruar aty për më shumë se 10 orë. Sipas tij, Tahiri administron 2 zyra në gardën e republikës.
Duke publikuar mesazhin, Basha shkruan me tej, se kjo është arsyeja për të cilën Rama e mbrojti Tahirin, duke shkatërruar provat në këmbim të heshtjes.
Statusi i Bashës
Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes:
“Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë.”