Moderatori i njohur, Saimir Kodra, i ftuar në emisionin “Thumb” nuk i ka shpëtuar pyetjes për velinëne (balerinën) e tij të preferuar në gjithë këto vite eksperiencë televizive në ‘Stop’ ,‘Fiks fare’ dhe “Ça thu, të tri emisionet me natyrë investigative në median shqiptare, e që kanë pasur në formatin e tyre gjithmonë dy balerian bukuroshe.
Saimiri tha se janë dy velina që mund t’i konsiderojë si të preferuar dhe mund t’i ndajë. Sipas tij e para është Marina Vjollca në kohën kur ka qenë velinë në ‘Fiks Fare’.
Ai ka treguar se Marina ka qenë një vajzë shumë e urtë, korrekte dhe tërësisht e padjallëzuar duke i marrë me naivitet të gjitha batutat e tij e të Doktorit.
Ndërkohë që një tjetër emër ka qenë Alba Hoxha e cila tashmë është balerinë në trupën e baletit të Tv Klan por ka qenë veline fillimisht në ‘Stop’. /Opinion.al