Kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj nuk do ti hiqet mandati. Vendimi është marrë sot në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një vendim kolegjial, me 4 vota kundër heqjes së mandatit dhe 3 vota pro.
Kështu, PD dhe LSI bënë bashkë votat, kundër kërkesës së PS për ti hequr mandatin kryebashkiakut demokrat. Denar Biba i cili kishte bërë kërkesën tha se “Kapllanajt duhet ti ndërpritet mandati në bazë të ligjit të dekriminalizimit”. Sipas tij, kryebashkkiaku është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”.
Në formularin e tij, Agron Kapllanaj thekson se kjo ngjarje është gjykuar në vitin 2003 nga Gjykata e Firences, e cila ka vendosur pezullimin e masës së dënimit. Çështja e Agron Kapllanajt është shqyrtuar një herë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është vendosur se nuk përbën shkelje, pasi vepra e tij është shuar.
Pjesë nga debati në KQZ
N/kryetari, Biba: Edhe pse ka ardhur materiali nga Prokuroria 10 dite me pare, kryetari i KQZ nuk beri mbledhje. U detyruam ne qe te therrisnim mbledhje. Më 16 tetor te ketij viti struktura e posaçme ka kthyer pergjigjen per denim dy vjet burg ne Itali.
Kryetari, Zguri: Presioni nga politika ne drejtim të KQZ eshte i patolerueshëm. Ketu eshte fjala per deklaraten e Ballen, dy ore me pare. Per Kapllanajn KQZ eshte shprehur dhe ka pasur nje vëmendje te saj. Ne ate kohe, edhe tek kjo liste nuk ka pasur asnje pretendim dhe ceshtja eshte mbyllur. Deklarata Bibes eshte e pahijshme, se une nuk mblodha KQZ per Kapllanaj.