Pesë vjet më parë Luftar dhe Pranvera Buzi humbën fëmijen e tyre 2 vjeç në aksident. Prokurori vendosi ta mbyllë çështjen, por vendimi u kundërshtua nga prindërit. Luftari dhe Pranvera më pas në një letër drejtuar institucioneve kërcënonin prokurorin me vrasje.
‘Nëse nuk bëhet drejtësi vrasim prokurorin,” shkruhej në letër. Menjëherë pas këtij kërcënimi, policia ka arrestuar Pranverën, ndërkohë që Luftari është shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi në vitin 2012 në qytetin e Fierit, kur kamionçina përplasi për vdekje 2-vjeçarin Dionis Buzi.