Deputeti demokrat, Flamur Noka, sot, ka deklaruar se emërimi i Astrit Alisë, ish-nëndrejtorit të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, në krye të prefekturës së Gjirokastrës, është një shpërblim që i jepet për të mbyllur gojën.
Noka përmes një statusi në rrjetin social facebook, thotë se ky është kodi i heshtjes, ndërsa thekson:
“Astrit Alia nëndrejtori i QNOD (qendres radarve) sot u shpërblye prefekt ne Gjirokaster. Pse ??? Shperblim per te mbyllur gojen per trafikun e droges . Omerta- funksionon. Mbyll gojen te shperblehesh kodi i Rames”, shkruan deputeti Noka në Facebook.