Është bërë traditë prej shumë vitesh që Tirana feston Natën e Bardhë. Çdo vit në kryeqytet organizohet një koncert i madh në shesh ku çdo vit vjen një emër i njohur botëror. Këtë vit kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar se për koncertin e famshëm do të vijë këngëtarja e njohur Emili Sande, një prej emrave më të dashur.
Këtë lajm e ka bërë publik Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“E nisim Nëntorin me një super lajm! Emeli Sandé vjen në Tiranë në datën #29Nëntorpër koncertin e madh të Nata e Bardhë në sheshin Skënderbej. Mos e humb një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, surpriza dhe shumë argëtim. “