I gjithë aksi i veriut është i bllokuar dhe me dhjetera mjete kanë mbetur në trafik. Këtë e faktojnë fotot që kanë nisur qytetarët në Opinion.al.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Mit’hat Tola në një prononcim për Opinion.al tha se po bëhen punime në ura, po vendosen fuga plastike dhe kjo ka sjellë edhe probleme në lëvizjen e mjeteve.
Aktualisht aksi Tiranë-Fushë Krujë është tejet i ngarkuar, por sipas Tolës pritet të zhbllokohet brenda 30 minutave. Forca të shumta të Policisë Rrugore janë vendosur aty për të orientuar trafikun.
Punimet në ura kanë vazhduar prej 3 ditësh dhe sonte pritet të përfundojnë.
Rruga nacionale Tiranë-Fushë Krujë-Milot lidh kryeqytetin me gjithë qytetet e veriut dhe më gjerë edhe Kosovën.
/Opinion.al