Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet dhe nipi i dytë i ish-deputetit Arben Ndoka

2017/10/28 at 2:06 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestohet dhe nipi i dytë i ish-deputetit Arben Ndoka

Policia ka vënë në pranga Samuel Ndokën, 18 vjeç, nipi i dytë i arrestuar i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, si dhe një nga autorët e plagosjes së simpatizantit të LSI në Lezhë ditën e zgjedhjeve, më 25 qershor.


Josif Shtëmbari, drejtori për krimin në Policinë e Shtetit në një dalje për mediat, bëri të ditur se Ndoka është arrestuar në Tiranë në flagrancë për armëmbajtje pa leje.

“Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë ka qënë në kërkim pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për plagosje e lehtë me dashje dhe armëmbajtje paleje, kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. 18-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nën kërcënimin e armës ka kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, shtetasin F. D”, bëri të ditur Shtëmbari.

Ndërkaq, Shtëmbari bëri të ditur edhe rezultatet e operacioneve policore në gjithë vendin, si ajo e kapjes së shtetasve në kërkim, apo prerje të paligjshme të pyjeve.

KONFERENCA E PLOTE E DREJTORIT TE KRIMEVE JOSIF SHTEMBARI:
Përgjatë 12 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me armë, njëri prej tyre në kërkim për disa vepra penale, si dhe një tjetër për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Kontretisht u ndaluan shtetasit:

– Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë

– Paolo (Francesk) Marinaj, pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.

Të dy këta persona u arrestuan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

– Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

Shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ndokën, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D.

Shtetasi Paolo (Francesk) Marinaj është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.3, Tiranë arrestuan:

– Donaldo Lekgegaj, 18 vjeç, lindur ne Rreshen dhe banues në Tiranë, për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Kanosje”

– Adil Sulën, 23 vjeç, lindur në Peshkopi e banus në Tiranë, për “Moskallzim krimi”.

Arrestimi i këtyre 2 shtetasve u bë pasi në rrugen ”Jordan Misja”, Tiranë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Lekgegaj ka tentuar të përdorë armën e zjarrit.

Ndërkohë, në Përrenjas, në vendin e quajtur kthesa e Shënepremtes, Njësia Stravaj, gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat FNSH, specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit në Departamentin e Sigurisë Publike, stacionin e Policisë Prrenjas dhe efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nisur nga informacioni i marrë se në pyllin e njësisë administrative Stravaj, persona të ndryshëm prisnin në mënyrë të paligjshme pemët për lëndë drusore, bllokuan në orët e para të mëngjesit një kamion ngarkuar me 20 metër kub lëndë drusore të prerë pa leje si dhe pa faturë shoqërimi.

Drejtuesi i mjetit punonte për llogari të një subjekti të licensuar nga bashkia Prrenjas për prerje dhe transport lënde drurore në ngastrat e damkosura për prerje.

Nga verifikimet hetimore të kryera ka rezultuar se inspektori i pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, shtetasi Oltion Leka dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti dhe nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.

Shtetasi Oltion Leka dyshohet të ketë favorizuar këtë subjekt të presë dru të padamkosura duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor.

Nga verifikimi i akteve të kontrollit të kryer nga inspektorët e Pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, nuk rezulton asnjë kontroll i bërë në ngastrat që shfrytëzonte subjekti.

Shtetasi Leonard Loshi, zyrtar përgjegjës, dyshohet të mos ketë kontrolluar inspektorin në varësi dhe nuk ka urdhëruar për kontroll në ngastrat që shfrytëzonte subjekti, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor në këtë zonë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Oltion Leka, 28 vjeç banues në fshatin Stravaj,me detyrë Inspektor Pyjor Bashkia Prrenjas.

– Leonard Loshi, 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit R.K., 56 vjeç banues në Durrës dhe ndaj përfaqësuesit të subjektit, shtetasit S.K., 48 vjeç banues në Qukës.

Ndaj tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

Etiketa: Arben Ndokaarrestiminipi i deputetit socialistpolicia


Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Para
Dokumentet mbi vrasjen e Kenedit/ Ja sa ishte vlera reale e Fidel Kastros për amerikanët

Dokumentet mbi vrasjen e Kenedit/ Ja sa ishte vlera reale e Fidel Kastros për amerikanët

Çifti kapet me 6 kg heroinë në Igumenicë, por si donin ta kalonin

Çifti kapet me 6 kg heroinë në Igumenicë, por si donin ta kalonin

Astrit Patozi ironizon sheshin Skënderbej, krijesa e shëmtuar e Ramës dhe Lali Erit

Patozi: Shumë trafikantë e kanë gjetur drejtor burgu shokun e bandës kur kanë rënë brenda
















TE FUNDIT

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
6 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi për mediat,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com