Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Kjo është fraza e zyrtarit amerikan që çekuilibroi Ramën

2017/10/28 at 1:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Kjo është dita më e turpshme e këtij Parlamenti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga ambasadori amerikan në vend, Donald Lu, por ka preferuar të kalojë në heshtje, reagimin e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Yee për Zërin e Amerikës.


Reagimi ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një shënimi në Facebook, i cili shkruan se asistent zëvendës sekretari i shtetit Hoyt Yee, në përgjigjen e tij për çështjen Tahiri, deklaroi parimet që mbështesin SHBA-të; parime të një drejtësie të pavarur dhe të paanshme.

“…askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administrate”,-citon Berisha një pjesë nga intervista e Hoyt Yee për VOA.

Shënimi i plotë:
Pse Edi Rama nuk gjeti falenderim per zotin Hoyt Yee?!
Te dashur miq, asistent zevendes sekretari i shteti Hoyt Yee, pyetjes se gazetarit te VOA per aferen Tahiri refuzoi ta komentoje me rastin konkret por, ne pergjigjen e tij, ai deklaroi parimet qe mbeshtesin SHBA; parime te nje drejtesie te pavarur dhe te paanshme, transparente dhe, ne kete kuader, nder te tjera ai tha se :.., “askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administrate”.

Kjo deklarate u pershendet, mendoj une, me te drejte nga opozita ndonese ajo ne germe nuk permbante asnje fjale te vetme per çeshtjen Tahiri. Por deklarata, pas deshtimit per ta fallsifikuar ate me zedhenesen e tij qe ka emeruar drejtoreshe te ATSH, u mbulua me heshtje te plote nga Edi Rama dhe narko mazhoranca e tij ne te gjitha nivelet.

Pse kjo heshtje varri e Edi Rames dhe narko-mazhorances se tij ndaj deklarates strikt parimore te zyrtarit te larte amerikan, i cili zgjodhi ti pergjigjet pyetjes per Tahirin vetem me parimet e njohura te drejtesise dhe shtetit ligjor ne nje vend te lire, deshmoi se ai, Rama, nuk eshte dakort me keto parime dhe kjo eshte tashme e njohur, pasi ai per sistemin e drejtesise ka mendim identik me atin e tij shpirteror, Enver Hoxhen, sipas te cilit ai dhe vetem ai duhet te jete kryehetues, kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit. Vetem per kete deshire te çmendur dergoi ne komisionin e Venecias draftet e reformes ne drejtesi, te cilat i permbysi me te drejte ky komision. Por njerez ngjitur me te, thane se arsyeja me kryesore qe shtyu Ramen te urdheroje zyrtaret e tij te te gjitha niveleve te denojne me heshtje varri deklaraten e zyrtarit te larte te departamentit te shtetit, qendron pikerisht ne frazen e tij se “Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta …”.

Kjo fraze, e thene vetem dy dite pasi, me qellim ose pa qellim, bazuar ose jo ne ndonje dosje konkrete, prokuroret i kujtuan Rames kolegun dhe mikun e tij te ngushte Viktor Ponta, i cili eshte dhe kryeministri ne detyre i ndjekur penalisht dhe burgosur nga drejtesia rumune, iu duk Rames njolloj si permendja e litarit ne shtepine e te varurit.

Deklarata e zotit Hoyt Yee pas asaj te prokurorve dhe Viktor Pontas, i cili nuk kishte as nje te qinten e aferave te medha te tij, e kane çekuilibruar Ramen si asnjehere me pare dhe perfundimisht.
Çdo nate ai ne koshmar jeton ne galerine e dosjeve te tij personale dhe familjare duke filluar nga Surreli tek pallati pese katesh ne paje, pa asnje fature, nga mega afera e ÇEZ tek koncesionet e ndrikull Nushit, muratorit, tek çeku nje miliard euro dhe Abbi Bank, nga Xibraka dhe dosjet e aferave te tjera me shullazet, etj etj….
Pikerisht kjo ishte arsyeja pse Rama vrapoi te falenderoje flake per flake ambasadorin Lu, i cili u kujtoi shqiptareve se ne kohen e komunizmit, shqiptaret denoheshin per mendimet e tyre politike. Kjo ngjalli shpresa te medha te Rama, i cili njelloj si i mbyturi qe kapet ne fijen e barit mendoi se dosjet e tij te tmerreshme do mund ti shese si politike.

I disekuilibruar dhe absurd, Noriega beson se duke patur Xhorxh Sorosin per avokat, do mund te shese dosjet e droges, vjedhjeve te qindramiliona euro si dosjet te agjitacionit dhe propagandes apo sabotazhit te regjimit komunist.

Por Rama e ndjen se vertet ai bllokoi, ne nje vendim te paprecedent, drejtesine per Sajmir Tahirin, vertet lidhjet e tij me Xhorxh Sorosin jane me te fuqishme se sa mund te mendohen por ai nuk do mund te bllokoj tik takun e tmerrshem te ores se drejtesise qe po afron.

Kjo ore po pret revolucionin popullor, revolten qytetare qe do permbyse ne Shqiperi Narko-shtetin e Norieges dhe vendos shpejt ne kete vend parimet e larta te drejtesise dhe shtetit ligjor. sb

 

Etiketa: berishacekuilibrimifraza e zyrtarit amerikanrama


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Furtunë në burgje, shkarkohen drejtorët

Furtunë në burgje, shkarkohen drejtorët

Tabaku: Vendosja e një takse të rëndë bizneseve të vogla, rrit nesër numrin e të papunëve

Tabaku: Vendosja e një takse të rëndë bizneseve të vogla, rrit nesër numrin e të papunëve

Si dështoi tentativa e prokurorit Hajdarmataj për të arrestuar Tahirin një vit më parë? Ja rrëfimi i gazetarit Hoxha

Si dështoi tentativa e prokurorit Hajdarmataj për të arrestuar Tahirin një vit më parë? Ja rrëfimi i gazetarit Hoxha
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com