Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në Elbasan janë ngrënë qen e mace në vitin 1985”

2017/10/27 at 8:19 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tronditet toka në Elbasan, alarmohen banorët, ja çfarë ndodhi

Stadtansicht Elbasan

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar të dhëna tronditëse në lidhje  me tollonat e ushqimeve të cilat jepeshin në kohën e diktaturës komuniste.

Në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, Dervishi shkruan se në Elbasan në vitin 1985 nga nevoja për mish janë ngrënë qen dhe mace. Sipas historianit, kjo ishte periudhë e një varfërie ekstreme, pasi as në kushte lufte e urie shqiptarët nuk kanë ngrënë qen e mace.

Kastriot Dervishi shkruan se sheqeri, sapuni, vajguri dhe madje edhe kripa ishin tejet të racionuara, nuk flitej për mish e sallam.

POSTIMI I PLOTË: 

Tolloni i kategorisë “F”

Siç edhe dihet, regjimi komunist i fukarallëkut, urisë dhe mizerjes, me triska e nisi dhe me triska e bitisi sundimin e tij. Asnjë blerës nuk mund të siguronte mallin pa paraqitur tollonin, të cilën e merrte në këshillin popullor të lagjes pasi ishte hetuar mirë e mirë e kaluara e tij.

Kjo është triska e kategorisë “F”, për ata që punonin në fshat, por jo për fshatarët e kooperativave, të cilët nuk e gëzonin të drejtën e tollonit. Siç edhe mund të shihet, sheqeri, sapuni, vajguri dhe madje edhe kripa ishin tejet të racionuara. Nga mungesa e sapunit, shqiptarët kishin edhe probleme higjiene.

Një familje fshatari merrte në atë kohë 2 kg mish në vit, një rekord historik ky që nuk ka pushtues që ia ka vendosur shqiptarit.

Kur regjimi hyri në fazën e fundit të lajthitjes së tij që e çoi në shkërmoqje ishin të racionuara dhe me tollon: mishi, sallami, djathi, veza, orizi, fasulja, kafeja, veza, etj. Për qumështin e kosin nuk paraqitej tollon, pasi tregu nuk furnizohej rregullisht.

Tolloni jepej për një muaj. Zakonisht në rastin më të mirë, një familje me 4 persona merrte 2 kg mish, 30 kokrra vezë dhe 2 kg djathë.

“Njeriu i ri” i socializmit u shpërfytyrua aq shumë saqë në vitin 1985 nga nevoja për mish, p.sh. në Elbasan janë ngrënë edhe qen e mace. As në kushte lufte e urie shqiptari nuk ka ngrënë qen e mace.

Etiketa: 1985elbasanngrënë qen e mace

Ju sugjerojmë

Shembja e ndërtesës në Vlorë, Rama: Përballja me paligjshmërinë që shëmton hapësirat
Aktualitet

Shembja e ndërtesës në Vlorë, Rama: Përballja me paligjshmërinë që shëmton hapësirat

11 Gusht, 2025 8:19 am
Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë
Aktualitet

Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë

11 Gusht, 2025 8:12 am
Zjarret, dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë
Aktualitet

Zjarret, dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë

11 Gusht, 2025 8:10 am
Lufta në Gaza/ Media: U vranë pesë gazetarë të Al-Jazeera! Izraeli pranon sulmin
Bota

Lufta në Gaza/ Media: U vranë pesë gazetarë të Al-Jazeera! Izraeli pranon sulmin

11 Gusht, 2025 8:09 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë

11 Gusht, 2025 8:07 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 11 gusht 2025

11 Gusht, 2025 8:05 am
Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet
Rajoni

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet

10 Gusht, 2025 10:31 pm
Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri
Aktualitet

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

10 Gusht, 2025 9:50 pm
“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve
Bota

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve

10 Gusht, 2025 9:20 pm
Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB
Bota

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB

10 Gusht, 2025 9:00 pm
Para
Shpërthen tek derbi Tirana – Partizani, ndërpritet ndeshja

Shpërthen tek derbi Tirana – Partizani, ndërpritet ndeshja

Reagimi i fundit i Saimir Tahirit:  Çdo orë, çdo ditë…

Reagimi i fundit i Saimir Tahirit: Çdo orë, çdo ditë...

Video/ Rama mbërrin në studion e Çanit, çfarë nuk u pa nga kamerat

Video/ Rama mbërrin në studion e Çanit, çfarë nuk u pa nga kamerat

TE FUNDIT

Shembja e ndërtesës në Vlorë, Rama: Përballja me paligjshmërinë që shëmton hapësirat

Shembja e ndërtesës në Vlorë, Rama: Përballja me paligjshmërinë që shëmton hapësirat
11 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shembjen e një ndërtese në Vlorë, pasi nuk kishte respektuar lejen e...

Lexo më shumë

Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë

Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë
11 Gusht, 2025

Një godinë tre katëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë-Radhimë, godina e cila...

Lexo më shumë

Zjarret, dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë

Zjarret, dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë
11 Gusht, 2025

Dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Media: U vranë pesë gazetarë të Al-Jazeera! Izraeli pranon sulmin

Lufta në Gaza/ Media: U vranë pesë gazetarë të Al-Jazeera! Izraeli pranon sulmin
11 Gusht, 2025

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës. Korrespondentët Anas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com